×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Qeveria bllokoi në Thesar pagat e magjistratëve, Shoqatat: E papranueshme, Ministria e Financave të ndërhyjë. Vetëm 2 prokurori i morën me rritjen e re

Unioni i Gjyqtarëve, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve dhe Shoqata e Prokurorëve kanë reaguar lidhur me mosekzekutimin e pagave të magjistratëve nga Thesari i Shtetit, duke e cilësuar situatën si të papranueshme.

Në një deklaratë të përbashkët, shoqatat shprehen kundër bllokimit të pagave pas rritjes së tyre, të miratuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Sipas tyre, pagat e magjistratëve janë përllogaritur tashmë bazuar në formulën e re, por Thesari i Shtetit nuk po i ekzekuton ato për pjesën më të madhe të sistemit të drejtësisë.

Shoqatat i kanë kërkuar Ministrisë së Financave të ndërhyjë menjëherë për të mundësuar ekzekutimin e pagave, duke theksuar se vonesat po prekin një pjesë të konsiderueshme të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Në deklaratë bëhet e ditur se përjashtim nga kjo situatë bëjnë vetëm dy zyra prokurorie në vend, ku pagat e magjistratëve janë ekzekutuar tashmë sipas përllogaritjes së re.

Reagimi i plotë i Unionit të Gjyqtarëve dhe Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve dhe Shoqatës së Prokurorëve:

Unioni i Gjyqtarëve, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve dhe Shoqata e Prokurorëve, në vijim të qëndrimeve të përbashkëta lidhur me zbatimin e vendimit nr. 15, datë 17.02.2026 të Gjykatës Kushtetuese, shprehin shqetësimin e thellë për situatën e paprecedentë të krijuar aktualisht, ku sipas të dhënave, pagat e magjistratëve, funksionarëve të organeve të sistemit të drejtësisë, si dhe të personelit të administratës gjyqësore dhe asaj të prokurorisë nuk po ekzekutohen.

Siç është njoftuar më parë, pas mbarimit të afatit të caktuar nga Gjykata Kushtetuese, nga data 01.08.2026, përllogaritja e pagave të magjistratëve duhet të kryhet mbi bazën e formulës së përcaktuar nga vetë Gjykata Kushtetuese. Kjo formulë zbatohet me efekt prapaveprues edhe për periudhën 01.04.2023–31.07.2026. Në zbatim të këtij detyrimi, institucionet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë kanë ndërmarrë veprimet përkatëse administrative. Këshilli i Lartë Gjyqësor, me vendimin nr. 435, datë 26.08.2026, si dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, me vendimin nr. 144, datë 28.08.2026, kanë miratuar pagën referuese bazë të magjistratit, sipas arsyetimit të vendimeve nr. 15/2026 dhe nr. 35/2022 të Gjykatës Kushtetuese, duke përcaktuar zbatimin e saj për periudhën nga data 01.08.2026 e në vazhdim. Njëkohësisht, njësitë përgjegjëse për buxhetin janë ngarkuar të fillojnë pagesën e pagave sipas përcaktimit të ri.

Megjithatë, sot, më datë 02.09.2026, në mënyrë të paprecedentë, ky proces është penguar në fazën e ekzekutimit financiar. Si pasojë e veprimeve dhe mosveprimeve të strukturave përgjegjëse të Drejtorisë së Thesarit, pagat e magjistratëve, ndonëse janë përllogaritur dhe urdhëruar për pagesë në zbatim të vendimmarrjeve përkatëse, nuk po ekzekutohen.

Pasojat e kësaj situate nuk kufizohen vetëm te magjistratët, por shtrihen në mënyrë të drejtpërdrejtë në funksionimin financiar dhe administrativ të institucioneve të sistemit të drejtësisë. Përjashtimisht, nga të dhënat e administruara, rezulton se vetëm në zyrat e dy prokurorive në vend janë ekzekutuar pagat e magjistratëve, sipas listëpagesave të dërguara me përllogaritjen e re si më lart, ndërkohë që për pjesën tjetër të sistemit të drejtësisë nuk është bërë ekzekutimi i tyre.

Shoqatat e magjistratëve e konsiderojnë të papranueshme që një vendim i Gjykatës Kushtetuese, përfundimtar, i detyrueshëm dhe drejtpërdrejt i zbatueshëm, si dhe për zbatimin e të cilit institucionet përgjegjëse kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme administrative, të mbetet pa efekt praktik dhe që magjistratët dhe funksionarët e tjerë të sistemit të drejtësisë të mbeten pa paga për shkak të pengesave të krijuara në hallkën e ekzekutimit financiar.

Çdo vonesë apo pengim në ekzekutimin e pagesave të miratuara dhe të urdhëruara sipas formulës së përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese nuk përbën thjesht një çështje teknike apo procedurale të administrimit buxhetor. Në këtë rast, bëhet fjalë për një situatë që prek drejtpërdrejt funksionimin normal të sistemit të drejtësisë, sigurinë financiare të magjistratëve dhe efektivitetin e një vendimi të Gjykatës Kushtetuese. Për rrjedhojë, ajo prek respektimin e themeleve të rendit kushtetues dhe të parimit të shtetit të së drejtës, si dhe prodhon pasoja të drejtpërdrejta financiare dhe institucionale.

Vonesat në ekzekutimin e detyrimeve sjellin pasiguri financiare dhe mund të krijojnë detyrime financiare shtesë për institucionet publike për shkak të diferencave të papaguara dhe pasojave që mund të rrjedhin prej tyre. Një situatë e tillë krijon një precedent tejet shqetësues për mënyrën e respektimit dhe zbatimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese në një shtet të së drejtës. Për më tepër, është veçanërisht domethënës fakti që pagat e magjistratëve janë ekzekutuar në dy prej zyrave të sistemit të drejtësisë, ndërkohë që për pjesën tjetër, pagesat vijojnë të jenë të bllokuara.

Ky fakt konfirmon se zbatimi financiar i vendimmarrjeve për pagat është i mundur dhe se mosekzekutimi i tyre në pjesën tjetër të sistemit është i pajustifikueshëm. Një situatë e tillë e bën situatën edhe më të papranueshme dhe ngre një shqetësim serioz për ligjshmërinë e mosekzekutimit të pagesave në njësitë ku ato nuk janë kryer.

Për këto arsye, i bëjmë thirrje të menjëhershme strukturave përgjegjëse administrative të Drejtorisë së Thesarit që të përmbushin detyrimet e tyre dhe të mos pengojnë ekzekutimin e pagesave të urdhëruara nga institucionet e sistemit të drejtësisë, në zbatim të vendimit nr. 15, datë 17.02.2026, të Gjykatës Kushtetuese. Njëkohësisht, i bëjmë thirrje Ministrisë së Financave që të marrë masat e nevojshme për të garantuar ekzekutimin e menjëhershëm të pagave të magjistratëve dhe funksionarëve të sistemit të drejtësisë, si dhe që ky proces të mos shndërrohet në një burim të mëtejshëm dëmi financiar për sistemin e drejtësisë dhe institucionet publike.

Në mënyrë të veçantë, i kërkojmë Ministrit të Financave që, në ushtrim të përgjegjësive të tij institucionale, të marrë masa të menjëhershme për të garantuar që strukturat administrative në varësi të tij të veprojnë në përputhje me efektet detyruese të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe të mos pengojnë zbatimin e tyre për shkak të procedurave të administrimit apo ekzekutimit buxhetor.

Situata e krijuar nuk prek vetëm magjistratët. Pengimi i ekzekutimit të listëpagesave dhe i veprimeve financiare të institucioneve të drejtësisë po sjell pasoja të drejtpërdrejta edhe për administratën gjyqësore dhe administratën e prokurorisë, duke bërë që edhe punonjësit e këtyre administratave të mbeten pa marrë pagat e tyre në afatet përkatëse, ndonëse nuk janë subjekte të vendimmarrjes së

Gjykatës Kushtetuese për pagat e magjistratëve. Bllokimi i pagave të punonjësve të administratës gjyqësore dhe të prokurorisë cenon drejtpërdrejt funksionimin normal të institucioneve të drejtësisë.

Për këtë arsye, kërkohet ndërhyrja e menjëhershme e Ministrit të Financave për garantimin e vijimësisë së pagesave, zhbllokimin e situatës së krijuar dhe marrjen e masave të nevojshme që raste të tilla të mos përsëriten.

Unioni i Gjyqtarëve, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve dhe Shoqata e Prokurorëve do të vijojnë ta ndjekin nga afër situatën, duke konsideruar çdo vonesë të mëtejshme në ekzekutimin e pagave si një situatë absolutisht të papranueshme për funksionimin normal të sistemit të drejtësisë dhe si cenim të zbatimit të vendimit detyrues të Gjykatës Kushtetuese. Në mungesë të një zgjidhjeje të menjëhershme, shoqatat do të përdorin të gjitha mjetet ligjore në dispozicion, përfshirë kërkimin e përgjegjësive ligjore të personave dhe strukturave përgjegjëse për pengimin ose moskryerjen e pagesave.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Tmerr/ 62-vjeçari shqiptar gjendet e i vdekur në mes të rrugës

Tmerr/ 62-vjeçari shqiptar gjendet e i vdekur në mes të rrugës

Publikuar më 06.09.2026
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kosovë, k...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kosovë, ku një person është gjetur i pajetë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Mitorvicë, ku viktima është identifikuar se është një 62-vjeçar. Ai është gjetur pa shenja jete në rrugën “Faruk Spahija”. Rastin e ka konfirmuar Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë për rajonin e […]

Lexo më shumë

Nga protesta e 100-të tek rrethimi i Kuvendit/ Çfarë do të ndodhë me “flamingot” më 7 dhe 8 shtator

Nga protesta e 100-të tek rrethimi i Kuvendit/ Çfarë do të ndodhë me “flamingot” më 7 dhe 8 shtator

Publikuar më 06.09.2026
“Revoluvcioni Flamingo” shënon ditën e nesërme protestën e 1...

“Revoluvcioni Flamingo” shënon ditën e nesërme protestën e 100-të, që kur qytetarët zbritën në shesh. Tubimet që nisën si kundërshtim për projektin e planifikuar për tu ndërtuar në zonën e Zvërnecit dhe në ishullin e Sazanit, shumë shpejt u kthyen në protesta të mëdha, kundër qeverisë, kryeministrit Edi Rama por edhe të gjithë klasës politike. […]

Lexo më shumë

Video/ Zjarr i madh në malin e Tërbunit! Rreth 3 mijë hektarë mes flakëve

Video/ Zjarr i madh në malin e Tërbunit! Rreth 3 mijë hektarë mes flakëve

Publikuar më 06.09.2026
Pamje të rënda vijnë nga Puka, atu ku një vatër e madhe zjar...

Pamje të rënda vijnë nga Puka, atu ku një vatër e madhe zjarri raportohet në malin e Tërbunit. Flakët shihen se kanë përfshirë sipërfaqe prej rreth 3 mijë hektarësh, mbi fshatin Pezhvë, ndërsa vijojnë të përhapen për shkak se zona ka bimësi të dendur. Shërbimi zjarrfikës, i cili aktualisht po përballet edhe me vatra të […]

Lexo më shumë

Kush është çifti i njohur që puthen e përqafohen në publik, por jetojnë të ndarë? Rrëfimi tronditës i Eni Çobanit: Nga tradhtia lindi një fëmijë

Kush është çifti i njohur që puthen e përqafohen në publik, por jetojnë të ndarë? Rrëfimi tronditës i Eni Çobanit: Nga tradhtia lindi një fëmijë

Publikuar më 06.09.2026
Eni Çobani ka bërë një rrëfim tronditës, teksa ishte e ftuar...

Eni Çobani ka bërë një rrëfim tronditës, teksa ishte e ftuar në “Grida Duma Poskast”. Teksa foli për rastin më tronditës të cilin i është dashur të ndërmjetësojë, juristja tha se ngjarja vjen nga një familje shumë e pasur shqiptare dhe një çift shumë i njohur për publikun. Çobani shpjegoi se si çifti i njohur […]

Lexo më shumë

Video/ Dy ditë pas zjarrit katastrofik, Vangjel Tavo zbret në terren: Prioriteti ynë është të jemi pranë banorëve

Video/ Dy ditë pas zjarrit katastrofik, Vangjel Tavo zbret në terren: Prioriteti ynë është të jemi pranë banorëve

Publikuar më 06.09.2026
Kryebashkiaku i Himarës Vangjel Tavo ka zbritur në terren pa...

Kryebashkiaku i Himarës Vangjel Tavo ka zbritur në terren pas zjarreve që goditën qytetin në jug të vendit. Tavo ka publikuar disa pamje në rrjetet sociale, ku shfaqet pranë qytetarëve, të cilëve iu dogjën banesat apo tokat gjatë zjarrit katastrofik, dy ditë më parë. Tavo tha se ekipet po evidentojnë dëmet dhe po qëndrojnë pranë […]

Lexo më shumë

Video/ Zjarr në Krastë të Elbasanit! Flakët shumë pranë banesave

Video/ Zjarr në Krastë të Elbasanit! Flakët shumë pranë banesave

Publikuar më 06.09.2026
Një zjarr i madh ka përfshirë zonën pranë Kodrës së krastës ...

Një zjarr i madh ka përfshirë zonën pranë Kodrës së krastës në Elbasan, duke u kthyer në rrezik për banesat. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat e shërbimit zjarrfikës, të cilët kanë mobilizuar tre mjete dhe 12 efektivë për të vënë nën kontroll flakët. Për shkak të afërsisë me banesat, ndërhyrja është fokusuar në izolimin […]

Lexo më shumë

“Ata që përgatitën mashtrimin, janë pas hekurave”/ Berisha nga SHBA-ja për “non grata”-n: Qëndroj me dy këmbë në tokën që donin të ma ndalonin

“Ata që përgatitën mashtrimin, janë pas hekurave”/ Berisha nga SHBA-ja për “non grata”-n: Qëndroj me dy këmbë në tokën që donin të ma ndalonin

Publikuar më 06.09.2026
Kryedemokrati Sali Berisha ndodhet në Shtetet e Bashkuara të...

Kryedemokrati Sali Berisha ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka zhvilluar një takim me shqiptarët në New Jersey. Berisha është ndalur të flasë edhe për shpalljen “non grata” nga DASH 5 vite më parë, duke thënë se sanksionet erdhën pas mashtrimit të krijuar nga ekstremi i majtë. Ai shtoi se sot ata janë […]

Lexo më shumë

“Punonjës sezonalë” për të shitur drogë në Sarandë! Zbulohet si funksiononte grupi kriminal i “Boraqit”

“Punonjës sezonalë” për të shitur drogë në Sarandë! Zbulohet si funksiononte grupi kriminal i “Boraqit”

Publikuar më 06.09.2026
Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni anti-drogë në Sa...

Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni anti-drogë në Sarandë, i cili çoi në kapjen e 20 persona, mes tyre edhe 49-vjeçarin Altin Arapi, i njohur me pseudonimin “Boraqi”. Mësohet se shumë nga shpërndarësit vinin nga Tirana dhe Elbasani dhe shisnin drogë vetëm gjatë sezonit veror. Ata shpërndanin lëndë narkotike në zonën e Ksamilit dhe […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda