Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë për dorëheqjen e Evis Salës nga posti i ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Në reagimin e tij, Rama e ka falenderuar Salën për kontributin e dhënë gjatë kohës që ka qenë pjesë e qeverisë.
Ajo që bie në sy në mesazhin e kryeministrit është mungesa e çdo shenje të pakënaqësisë apo përplasjes lidhur me largimin e saj nga detyra. Përkundrazi, toni i ngrohtë i përdorur në falenderimin e tij lë të kuptohet se përfundimi i mandatit të Evis Salës është shoqëruar edhe me mirëkuptimin e kryeministrit.
Postimi i Edi Ramës:
FALEMINDERIT
Një falënderim i përzemërt për Profesore Evis Salën, e cila me përkushtimin dhe profesionalizëm dhe kontributin e saj në qeverinë tonë si ministre e shëndetësisë për programin e ri të reformave, ndërkohë që do të vazhdojë të jetë një ndihmë e çmuar paralelisht me angazhimin e mëtejshëm ndërkombëtar
Urime dhe vetëm mbarësi e dashur Evis
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/