TIRANË- Drejtori i Policisë Skënder Hita, ka firmosur një sërë emërimesh në drejtoritë vendore, duke i dhënë kështu një fytyrë të re bluve, pas emërimit të tij në muajin Mars.
Gjatë ditës së sotme, Ervin Hodaj është emëruar përfundimisht drejtor në drejtorinë vendore të Durrësit.
Emërimi i tij është bërë pas komandimit disa mujor në këtë drejtori.
Po ditën e sotme, u emërua edhe Oliger Torba si drejtues i Policisë së Tiranës.
Torba u komandua në këtë post që në 25 maj 2026, pas dorëheqjes së drejtorit të atëhershëm, Elton Alushi.
Hodaj ka një karrierë të gjatë në radhët e Policisë së Shtetit, ndërsa ka qenë dhe pjesë e garës për hetues në Byronë Kombëtare të Hetimit.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/