×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

I dhanë fund jetës, bashkë me vajzën e tyre/ Çifti kishte shpenzuar 300 mijë euro për kurimin e saj me terapi eksperimentale

ITALI- Tre udhëtime në Meksikë, qindra mijëra euro të shpenzuara dhe një shpresë që nuk u shua deri në fund. Për familjen Abbasciano, beteja për të gjetur një trajtim për vajzën e tyre Bianca u kthye në një barrë gjithnjë e më të rëndë, ndërsa hetuesit tashmë po shqyrtojnë edhe këtë pjesë të historisë para tragjedisë së Pietralatës.

Luca Abbasciano dhe Valentina Pambianco, përkatësisht 43 dhe 42 vjeç, dhe vajza e tyre pesëvjeçare Bianca u gjetën të pajetë në banesën e tyre në rrugën dell’Antracite, në lagjen Pietralata të Romës. Bashkë me ta u gjet i ngordhur edhe qeni i familjes, Teo.

Hipoteza kryesore e hetimit është ajo e një vrasjeje-vetëvrasjeje. Në banesë u gjet edhe një pistoletë Glock, e cila rezulton se ishte e regjistruar dhe mbahej ligjërisht nga Luca. Hetuesit kanë sekuestruar gjithashtu një seri letrash të lëna nga çifti, të cilat tashmë janë pjesë e hetimit.

Bianca lindi në muajin e shtatë

Drama e familjes kishte nisur që në lindjen e vajzës. Bianca lindi më 13 nëntor 2020, rreth dy muaj para kohe, në muajin e shtatë të shtatzënisë. Sipas raportimeve italiane, që në momentet e para gjendja e saj ishte kritike. Më vonë vajza u diagnostikua me paralizë cerebrale, dëmtime motorike dhe njohëse, si dhe epilepsi. Ajo nuk fliste, nuk ecte dhe kishte nevojë për ndihmë të vazhdueshme, ndërsa problemet e imunitetit e kishin çuar disa herë në spital. Nëna e saj, Valentina, kishte lënë punën në një kompani elektrike për t’iu përkushtuar tërësisht kujdesit ndaj vajzës. Luca, ndërkohë, punonte si teknik informatike.

Shpresa u zhvendos në Meksikë

Në kërkim të një mundësie për përmirësimin e gjendjes së Biancës, çifti u lidh me prindër të tjerë të fëmijëve me sëmundje të rënda dhe përmes tyre u njoh me trajtime të ofruara në Monterrey të Meksikës. Atje operonte klinika NeuroCytonix, e lidhur me neuroshkencëtarin meksikan José Roberto Trujillo.

Trajtimi, i njohur si Cytotron ose Neurocytotron, bazohet në përdorimin e radiofrekuencave dhe fushave elektromagnetike dhe paraqitet si një terapi eksperimentale për disa patologji neurologjike. Megjithatë, efektiviteti i kësaj terapie është vënë në pikëpyetje nga komuniteti shkencor. Raportimet italiane theksojnë gjithashtu se trajtimi nuk është i aprovuar nga FDA amerikane. Pavarësisht dyshimeve, për Luca dhe Valentina ajo u kthye në një nga shpresat e fundit për vajzën.

300 mijë euro për tre udhëtime

Sipas mikeshës së familjes, Feliciana Manna, prindërit e Biancës shkuan të paktën tre herë në Meksikë. Kostoja ishte marramendëse. “Çdo cikël kushton 70-80 mijë euro”, ka treguar Feliciana, duke sqaruar se shpenzimeve të trajtimit u shtoheshin edhe kostot e qëndrimit dhe udhëtimit.

Në total, sipas raportimeve, familja kishte shpenzuar rreth 300 mijë euro në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për vajzën. Disa raportime flasin për shpenzime që i afroheshin 100 mijë eurove për udhëtim, ndërsa sipas mikeshës së familjes një cikël mujor kushtonte rreth 70-80 mijë euro, pa përfshirë qëndrimin.

“Rezultatet ishin minimale, por Valentina ishte gati të nisej sërish”

Një nga detajet më të forta që del nga dëshmitë e njerëzve pranë familjes lidhet me faktin se, pavarësisht kostos dhe rezultateve të kufizuara, nëna e Biancës nuk kishte hequr dorë nga shpresa. Feliciana ka treguar se rezultatet e trajtimeve, nëse kishte pasur, ishin minimale. Megjithatë, Valentina ishte ende e gatshme të kthehej në Meksikë. Sipas raportimeve, cikli i fundit i trajtimit ishte kryer mes nëntorit dhe janarit.

Nuk kërkuan para në internet

Ndryshe nga shumë familje që përballen me sëmundje të rënda të fëmijëve dhe organizojnë fushata publike për mbledhjen e fondeve, Luca dhe Valentina duket se kishin zgjedhur një tjetër rrugë. Ata nuk kishin hapur fushata publike për mbledhjen e parave.

Fillimisht përdorën kursimet e tyre, ndërsa më pas morën ndihmë nga familjarë dhe të afërm. Sipas raportimeve, për të siguruar paratë e nevojshme familja kishte shitur edhe disa prona. Por pas disa udhëtimesh dhe trajtimesh, burimet financiare duket se ishin konsumuar.

“Nuk kemi më para për ta kuruar Biancën”

Në sfondin e tragjedisë së fundit qëndron pikërisht edhe kjo krizë financiare. Sipas raportimeve të mediave italiane, familja ishte gjendur përballë një situate ku nuk kishte më burime për të vazhduar trajtimet që shpresonte se mund t’i ndihmonin vajzës.

Hetuesit po përpiqen të kuptojnë nëse shpenzimet e jashtëzakonshme, zhgënjimi nga rezultatet e trajtimeve dhe pamundësia për të vazhduar më tej kanë ndikuar në gjendjen psikologjike të çiftit. Për momentin, kjo mbetet pjesë e hetimit dhe nuk është përcaktuar si shkak i drejtpërdrejtë i tragjedisë.

Hetuesit kontrollojnë telefonat dhe kontaktet

Karabinierët po analizojnë tani edhe telefonat, mesazhet, kontaktet dhe telefonatat e çiftit. Qëllimi është të rindërtohet periudha e fundit e jetës së tyre dhe të kuptohet se me kë kishin komunikuar, kush i kishte orientuar drejt trajtimeve në Meksikë dhe nëse dikush kishte ushqyer te familja pritshmëri të pajustifikuara për shërimin e Biancës. Në fokus janë edhe mënyra se si familja kishte siguruar paratë për trajtimet dhe gjendja e tyre ekonomike në muajt e fundit.

Letrat e fundit dhe arma në banesë

Përpara tragjedisë, çifti kishte lënë pas një seri letrash për familjarë dhe miq. Sipas rindërtimeve të mediave italiane, bëhet fjalë për rreth 20 letra, të cilat tashmë janë marrë nga hetuesit dhe po analizohen për të kuptuar motivet që çuan në vendimin ekstrem. Në banesë u gjet pistoleta Glock e regjistruar në emër të Luca Abbascianos. Sipas hipotezës hetimore, Bianca u qëllua me armë, ndërsa më pas dy prindërit i dhanë fund jetës. Edhe qeni i familjes, Teo, u gjet i vrarë.

Një familje që kërkoi deri në fund një zgjidhje

Historia e familjes së Pietralatës tashmë po rindërtohet pjesë-pjesë nga hetuesit. Nga lindja e parakohshme e Biancës, te diagnoza e rëndë, vitet e kujdesit të vazhdueshëm, udhëtimet në Meksikë dhe qindra mijëra euro të shpenzuara për një terapi eksperimentale, deri te kriza ekonomike dhe tragjedia brenda banesës.

Ajo që po hetohet tani është nëse barra e sëmundjes së vajzës, dështimi i shpresave për një kurë, kostot e mëdha të trajtimeve dhe izolimi në të cilin ishte gjendur familja kanë luajtur rol në vendimin fatal.

Hetimet vijojnë dhe autoritetet italiane po përpiqen të rindërtojnë orët dhe ditët e fundit para tragjedisë, ndërsa letrat, telefonat dhe kontaktet e çiftit pritet të japin të dhëna të tjera për atë që ndodhi në shtëpinë e tyre në Pietralata./SHEKULLI

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

“Njeriu më i rrezikshëm i Gjermanisë” dhe “ylli” i rrjeteve sociale/ Kush është Ulrich Siegmund, lideri i AfD që pritet të fitojë zgjedhjet në Saksoni-Anhalt

“Njeriu më i rrezikshëm i Gjermanisë” dhe “ylli” i rrjeteve sociale/ Kush është Ulrich Siegmund, lideri i AfD që pritet të fitojë zgjedhjet në Saksoni-Anhalt

Publikuar më 06.09.2026
Mëngjesin kur Ulrich Siegmund doli për vrap dhe pa në Kishën...

Mëngjesin kur Ulrich Siegmund doli për vrap dhe pa në Kishën e Shën Stefanit një pankartë të madhe blu, të vendosur nga famullitari, me mbishkrimin “Zemër, jo urrejtje”, nxori menjëherë telefonin dhe regjistroi një video: “Shikoni çfarë ndodh në qytetin tim, është e pabesueshme! Një thirrje për të votuar AfD-në në fasadën e kishës!” Ngjyra […]

Lexo më shumë

Trump i lumtur me fitoren e AfD në landin Saksoni-Anhalt! Ja postimi i presidentit për partinë gjermane

Trump i lumtur me fitoren e AfD në landin Saksoni-Anhalt! Ja postimi i presidentit për partinë gjermane

Publikuar më 06.09.2026
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump duket se është tepër i lu...

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump duket se është tepër i lumtur me fitoren e ekstremit të djathtë në landin Saksoni-Anhalt të Gjermanisë. Trump ndau një grafik në platformën e tij në “Truth Social”, me projeksionet nga zgjedhjet rajonale në Saksoni-Anhalt, por pa bërë ndonjë koment. Imazhi i ndarë tregon qartë AfD-në në krye me 44.4%, […]

Lexo më shumë

Ekstremi i djathtë drejt pushtetit në Gjermani! “AfD” merr 44.5% të votave në Saksoni-Anhalt

Ekstremi i djathtë drejt pushtetit në Gjermani! “AfD” merr 44.5% të votave në Saksoni-Anhalt

Publikuar më 06.09.2026
Partia e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermani (AfD)...

Partia e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermani (AfD) ka fituar bindshëm zgjedhjet në landin Saksoni-Anhalt. Sipas projeksionit, AfD ka fituar 44,5 % të votave duke shënuar rezultatin më të mirë të saj ndonjëherë në një zgjedhjet në lande. Në zgjedhjet e vitit 2021 ajo kishte marrë vetëm 20,8 për qind. AfD bëhet kështu forca […]

Lexo më shumë

Harta e re e botës/ Serbia abstenon propozimin e OKB-së: Kosova paraqitet si shtet më vete, nuk mund ta mbështesim

Harta e re e botës/ Serbia abstenon propozimin e OKB-së: Kosova paraqitet si shtet më vete, nuk mund ta mbështesim

Publikuar më 06.09.2026
OKB-ja miratoi këtë javë një hartë të re të botës, për të re...

OKB-ja miratoi këtë javë një hartë të re të botës, për të reflektuar madhësinë e vërtetë të Afrikës. 164 shtete votuan pro, vetëm SHBA-ja kundër dhe 6 shtete abstenuan. Në mesin e atyre që abstenuan ishte edhe Serbia. Arsyeja për këtë është se harta e paraqitur në OKB e njeh Kosovën si shtet të pavarur […]

Lexo më shumë

E rëndë/ Shembet ndërtesa studentore! Një i vdekur dhe dhjetëra persona të zhdukur nën rrënoja

E rëndë/ Shembet ndërtesa studentore! Një i vdekur dhe dhjetëra persona të zhdukur nën rrënoja

Publikuar më 06.09.2026
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Indi, ku një ndërtesë bani...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Indi, ku një ndërtesë banimi pesëkatëshe është shembur në kryeqytetin Delhi. Raportohet se ngjarja ndodhi rreth orës 13:30, duke shkaktuar një viktimë dhe duke lënë dhjetëra persona, kryesisht studentë, të dyshuar të bllokuar nën rrënoja. Dëshmitarët kanë deklaruar për mediat lokale se deri në 50 persona mund të […]

Lexo më shumë

Një tjetër Biden në Shtëpinë e Bardhë? Djali i ish-presidentit gati të kandidojë në zgjedhjet e vitit 2028

Një tjetër Biden në Shtëpinë e Bardhë? Djali i ish-presidentit gati të kandidojë në zgjedhjet e vitit 2028

Publikuar më 06.09.2026
Hunter Biden nuk e përjashton kandidimin për postin e presid...

Hunter Biden nuk e përjashton kandidimin për postin e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në të ardhmen. Në një intervistë të dhënë së fundmi për mediat amerikane, Biden  ka lënë të hapur mundësinë e kandidimit në zgjedhjet e vitit 2028, duke rikthyer emrin e familjes Biden në diskutimet për garën e ardhshme presidenciale. […]

Lexo më shumë

Donald Trump ndryshon “look”! Shihni ngjyrën e re të flokëve të presidentit amerikan

Donald Trump ndryshon “look”! Shihni ngjyrën e re të flokëve të presidentit amerikan

Publikuar më 06.09.2026
Presidenti Donald Trump ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve ...

Presidenti Donald Trump ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve për pamjen e tij, në daljen e fundit publike. Nëse më herët komentohej lëkura e tij “portokalli’ apo duart e ënjtura, këtë herë presidenti ka ardhur me një pamje të re. Ai ka zbritur nga avioni “Air Force” me një model  flokësh më të errët, për […]

Lexo më shumë

“Metastazat naziste po dalin në pah”/ Kërcënon Lavrov: Akuzat kundër Rusisë për dronin në Leipzig janë fillimi i një lufte të vërtetë

“Metastazat naziste po dalin në pah”/ Kërcënon Lavrov: Akuzat kundër Rusisë për dronin në Leipzig janë fillimi i një lufte të vërtetë

Publikuar më 06.09.2026
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka reaguar në lidhje m...

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka reaguar në lidhje me akuzat e ngritura ndaj Rusisë, për sulmet me dron në Lejpzig. Lavrov nuk është kursyer, teksa tha se këto akuza janë, fillimi i një lufte të vërtetë mes Rusisë dhe NATO-së. “Në aeroportin e Leipzigut gjetën një dron. Thanë se ishte një dron rus, […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda