14 qytetarë u shoqëruan të marten në polici gjatë protestës së 94-t radhazi në Tiranë, e cila nisi kundër ndërtimeve në zonën e mbrojtur të Nartës dhe Zvërnecit, e tanimë kërkohet dorëheqja e qeverisë së kryesuar nga Edi Rama.
Pas afro dy orësh që protestuesit rrethuan kryeministrinë ku pati përleshje me policinë, disa qytetarë u ndaluan dhe u dërguan në Komisariatin numër 3, teksa protesta u zhvendos në rrugën ‘Mine Peze’ pikërisht përpara godinës së policisë, me thirrjet ‘lironi shokët dhe shoqet tona’.
Mirëpo, në një video që po qarkullon në kanalet e komunikimit, duket policia e cila pasi ushtron forcë dhe dhunon një qytetar i cili ‘krimin më të madh’ po bënte atë të filmimit të ngjarjes me celular, e merr protestuesin dhe duke e tërhequr me forcë e fut në Komisariat.
Një veprim që duket se është në tejkalim të kompetencave të policisë, për sa kohë në pamje duket qartë ‘krimi i rëndë’ i protestuesit.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/