Një rast i dyshuar helmimi masiv është raportuar në Fushë-Arrëz, ku rreth 120 persona kanë shfaqur probleme shëndetësore.
Gjatë 4 ditëve të fundit, banorët janë paraqitur në Qendrën Shëndetësore të qytetit, me simptoma helmimi dhe që sipas tyre, dyshohet se iu janë shkaktuar nga ndotja e ujit të pijshëm. Ata kanë denoncuar në media se uji i pijshëm duke i ndotur dhe se mbante erë, prandaj dyshojnë se ky është shkaku i helmimit.
Strukturat e Shëndetit Publik dhe ato të Higjienës kanë marrë kampionë të ujit të pijshëm që shkon në rubinetet e qytetarëve, për t’iu nënshtruar analizave laboratorike, por ende nuk ka një përgjigje zyrtare. Tashmë pritet një reagim zyrtar për të mësuar më shumë mbi ngjarjen, pasi situata paraqitet alarmante dhe rastet e helmimit mund të shtohen.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/