TIRANË- Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, kundër pezullimit të afateve të paraburgimit. Me këtë vendim, mbetet në fuqi vendimi i shkallës së parë për pezullimin e afateve, për shkak të zvaritjes që i është bërë procesit nga mbrojtja e Veliajt.
Vendimi nënkupton se afati i paraburgimit të Veliajt vijon të jetë i pezulluar, ndërsa kërkesa e mbrojtjes për shfuqizimin e këtij vendimi nuk është pranuar nga Apeli.
Mbrojtja e Veliajt e ka kundërshtuar këtë praktikë, duke argumentuar se pezullimi i afateve për shkak të problematikave apo shtyrjeve që lidhen me të pandehur të tjerë nuk duhet të ndikojë edhe mbi klientin e tyre.
Avokati Plarent Ndreca e ka cilësuar vendimin absurd dhe ka bërë të ditur se mbrojtja do ta ndjekë çështjen në Gjykatën e Lartë, ndërsa ka paralajmëruar se do të përdorë të gjitha shkallët e ankimit.
Ky vendim i Gjykatës së Posaçme të Apelit vjen pak ditë përpara datës 15 Shtator, ku Gykata e Lartë do të shprehet mbi masën e arrestit me burg që rëndon ndaj Veliajt./SHEKULLI
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/