×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Nga transparenca te prania besnike/ Çfarë tha sot Rama në mbledhjen e zgjeruar të socialistëve: ‘Burg’ për çdo deputet që ndërhyn për punësime

TIRANË- Kryeministri Edi Rama mblodhi sot grupin parlamentar dhe ministrat, në një takim ku në fokus kryesor ishin platformat e reja të prezantuara nga socialistët, Pasqyrë Albania dhe Prania Besnike. Rama tha se përmes Pasqyrë Albania, qytetarët do të kenë mundësi në kohë reale që të kontrollojnë aktivitetin e qeverisë, ndërsa aty do të shohin me dokumente mënyrën sesi institucionet veprojnë. Po ashtu Rama ftoi dhe pushtetin legjislativ dhe atë gjyqësor që të përfshihen në këtë platformë, që do të jetë më e madhe se vetë ealbania.

“‘Pasqyrë Albania’ është një kontratë kushtetuese e qytetarit me shtetin, ku qytetari nuk gjen çfarë tha qeveria sot, por gjen çfarë po bën qeveria në emrin e tij, gjen pse qeveria po merr një vendim, gjen kush e ka në dorë një çështje që mund t’i interesojë; gjen mbi cilin ligj dhe mbi cilin dokument mund të provojë apo të konsultojë atë që i duhet”, u shpreh mes të tjerave Rama.

Ndërkohë që sa i takon Pranisë Besnike, kreu i qeverisë urdhëroi deputetët socialistë, që çdo të premte të jenë në terren, në mënyrë që të dëgjojnë qytetarët mbi shqetësimet që ata kanë. Rama tha se këto takime nuk do të jenë për efekt elektoral, por do të shërbejnë për disiplinimin e institucioneve, dhe qytetarët vetëm do të dëgjohen, pa iu premtuar favore në këmbim.

“Çdo të premte në orën 5, deri sa unë të jem kryetar i PS, do të keni praninë besnike. Të gjithë, në territor, pranë njerëzve. Jo për mbledhje, ku vijnë njerëzit, flasin dhe fillojmë flasim. Prania besnike është dëgjim me radhë, ballë për ballë, tek për tek, me zë të ulët”, tha kryeministri.

Sipas kreut të qeverisë, takimet duhet të shërbejnë për të dëgjuar shqetësimet e çdo qytetari pa asnjë lloj dallimi apo favorizimi politik, ndërsa tha se fotoja me të pranishmit mund të bëhet vetëm me aprovimin e tyre.

“Të vijë kushdo të qajë hallin, të flasë tek për tek, dhe të mbajë shënim hallin që robi i zotit po flet. Pa kamera. Vetëm me foto në fillim të takimit nëse personi pranon, dhe pa ekspozim fytyre. Refuzohet përkatësia partiake, nuk ka rëndësi.”

Gjithashtu, Rama u bëri thirrje të prerë ligjvënësve socialistë që të mos kthehen në ndërmjetës apo të shkelin rregullat për të premtuar zgjidhje të jashtëligjshme, por të ndjekin rrugën zyrtare.

“Mos jepni shpresë për ndihmë jashtë rregullave. Deputeti nuk kthehet sekser, të mos marrin asnjë drejtor në telefon, por të dërgojë me shkrim institucional hallin e qytetarit”, u shpreh ai.

“Prania besnike nuk matet me video, se nuk do të ketë kamera, as me foto, prania besnike nuk jep premtime, nuk jep numrin e telefonit, por është një kompjuter që mban shënim, ata që ne vetëm do ti dëgjojmë. Do miratojmë një modul të matjes së punës së deputetit, në këtë botë të re, ku ne jetojmë në fakt mes dy botësh, asaj të realitetit fizik, dhe të asaj të pasqyrave”, vijoi Rama fjalën e tij.

Ndërkohë Rama nuk i kurseu as batutat dhe kritikat për deputetët e tij, ndërsa paralajmëroi se do të propozojë që çdo ndërhyrje e një deputeti me telefon për të futur dikë në punë të konsiderohet vepër penale. “Do ta propozoj dhe do t’ju shikoj të gjithëve në sy dhe do t’ju kërkoj ta votoni”, u shpreh Rama.

Sipas tij, çdo mesazh apo ndërhyrje me qëllim favorizimin e një personi për një vend pune duhet të konsiderohet një shkelje e rëndë.

“Çdo mesazh ‘fute këtë në punë’, ‘shikoje pak atë’, duhet të konsiderohet vepër penale, sepse një deputet që bën këtë nuk është i denjë të jetë përfaqësues i atyre mijëra qytetarëve të tjerë që nuk kanë akses te ËhatsApp-i i tij, që nuk janë pjesë e trungut të familjes së tij, që nuk janë pjesë e tarafit të tij apo shoqërisë së tij”, tha Rama.

Duke iu referuar votuesve të PS, ai tha se “këta janë njerëz që i kanë rritur fëmijët e tyre me një mijë e një mundime, që kanë votuar këtë deputet apo deputetë të tjerë me radhë dhe, në fund, shikojnë fëmijën e tyre të parakalohet nga një mesazh në WhatsApp. Vepër penale”./SHEKULLI

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Tmerr/ 62-vjeçari shqiptar gjendet e i vdekur në mes të rrugës

Tmerr/ 62-vjeçari shqiptar gjendet e i vdekur në mes të rrugës

Publikuar më 06.09.2026
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kosovë, k...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kosovë, ku një person është gjetur i pajetë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Mitorvicë, ku viktima është identifikuar se është një 62-vjeçar. Ai është gjetur pa shenja jete në rrugën “Faruk Spahija”. Rastin e ka konfirmuar Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë për rajonin e […]

Lexo më shumë

Nga protesta e 100-të tek rrethimi i Kuvendit/ Çfarë do të ndodhë me “flamingot” më 7 dhe 8 shtator

Nga protesta e 100-të tek rrethimi i Kuvendit/ Çfarë do të ndodhë me “flamingot” më 7 dhe 8 shtator

Publikuar më 06.09.2026
“Revoluvcioni Flamingo” shënon ditën e nesërme protestën e 1...

“Revoluvcioni Flamingo” shënon ditën e nesërme protestën e 100-të, që kur qytetarët zbritën në shesh. Tubimet që nisën si kundërshtim për projektin e planifikuar për tu ndërtuar në zonën e Zvërnecit dhe në ishullin e Sazanit, shumë shpejt u kthyen në protesta të mëdha, kundër qeverisë, kryeministrit Edi Rama por edhe të gjithë klasës politike. […]

Lexo më shumë

Video/ Zjarr i madh në malin e Tërbunit! Rreth 3 mijë hektarë mes flakëve

Video/ Zjarr i madh në malin e Tërbunit! Rreth 3 mijë hektarë mes flakëve

Publikuar më 06.09.2026
Pamje të rënda vijnë nga Puka, atu ku një vatër e madhe zjar...

Pamje të rënda vijnë nga Puka, atu ku një vatër e madhe zjarri raportohet në malin e Tërbunit. Flakët shihen se kanë përfshirë sipërfaqe prej rreth 3 mijë hektarësh, mbi fshatin Pezhvë, ndërsa vijojnë të përhapen për shkak se zona ka bimësi të dendur. Shërbimi zjarrfikës, i cili aktualisht po përballet edhe me vatra të […]

Lexo më shumë

Kush është çifti i njohur që puthen e përqafohen në publik, por jetojnë të ndarë? Rrëfimi tronditës i Eni Çobanit: Nga tradhtia lindi një fëmijë

Kush është çifti i njohur që puthen e përqafohen në publik, por jetojnë të ndarë? Rrëfimi tronditës i Eni Çobanit: Nga tradhtia lindi një fëmijë

Publikuar më 06.09.2026
Eni Çobani ka bërë një rrëfim tronditës, teksa ishte e ftuar...

Eni Çobani ka bërë një rrëfim tronditës, teksa ishte e ftuar në “Grida Duma Poskast”. Teksa foli për rastin më tronditës të cilin i është dashur të ndërmjetësojë, juristja tha se ngjarja vjen nga një familje shumë e pasur shqiptare dhe një çift shumë i njohur për publikun. Çobani shpjegoi se si çifti i njohur […]

Lexo më shumë

Video/ Dy ditë pas zjarrit katastrofik, Vangjel Tavo zbret në terren: Prioriteti ynë është të jemi pranë banorëve

Video/ Dy ditë pas zjarrit katastrofik, Vangjel Tavo zbret në terren: Prioriteti ynë është të jemi pranë banorëve

Publikuar më 06.09.2026
Kryebashkiaku i Himarës Vangjel Tavo ka zbritur në terren pa...

Kryebashkiaku i Himarës Vangjel Tavo ka zbritur në terren pas zjarreve që goditën qytetin në jug të vendit. Tavo ka publikuar disa pamje në rrjetet sociale, ku shfaqet pranë qytetarëve, të cilëve iu dogjën banesat apo tokat gjatë zjarrit katastrofik, dy ditë më parë. Tavo tha se ekipet po evidentojnë dëmet dhe po qëndrojnë pranë […]

Lexo më shumë

Video/ Zjarr në Krastë të Elbasanit! Flakët shumë pranë banesave

Video/ Zjarr në Krastë të Elbasanit! Flakët shumë pranë banesave

Publikuar më 06.09.2026
Një zjarr i madh ka përfshirë zonën pranë Kodrës së krastës ...

Një zjarr i madh ka përfshirë zonën pranë Kodrës së krastës në Elbasan, duke u kthyer në rrezik për banesat. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat e shërbimit zjarrfikës, të cilët kanë mobilizuar tre mjete dhe 12 efektivë për të vënë nën kontroll flakët. Për shkak të afërsisë me banesat, ndërhyrja është fokusuar në izolimin […]

Lexo më shumë

“Ata që përgatitën mashtrimin, janë pas hekurave”/ Berisha nga SHBA-ja për “non grata”-n: Qëndroj me dy këmbë në tokën që donin të ma ndalonin

“Ata që përgatitën mashtrimin, janë pas hekurave”/ Berisha nga SHBA-ja për “non grata”-n: Qëndroj me dy këmbë në tokën që donin të ma ndalonin

Publikuar më 06.09.2026
Kryedemokrati Sali Berisha ndodhet në Shtetet e Bashkuara të...

Kryedemokrati Sali Berisha ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka zhvilluar një takim me shqiptarët në New Jersey. Berisha është ndalur të flasë edhe për shpalljen “non grata” nga DASH 5 vite më parë, duke thënë se sanksionet erdhën pas mashtrimit të krijuar nga ekstremi i majtë. Ai shtoi se sot ata janë […]

Lexo më shumë

“Punonjës sezonalë” për të shitur drogë në Sarandë! Zbulohet si funksiononte grupi kriminal i “Boraqit”

“Punonjës sezonalë” për të shitur drogë në Sarandë! Zbulohet si funksiononte grupi kriminal i “Boraqit”

Publikuar më 06.09.2026
Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni anti-drogë në Sa...

Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni anti-drogë në Sarandë, i cili çoi në kapjen e 20 persona, mes tyre edhe 49-vjeçarin Altin Arapi, i njohur me pseudonimin “Boraqi”. Mësohet se shumë nga shpërndarësit vinin nga Tirana dhe Elbasani dhe shisnin drogë vetëm gjatë sezonit veror. Ata shpërndanin lëndë narkotike në zonën e Ksamilit dhe […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda