Drejtori i Policisë së Lezhës, Ermal Muçaj ka folur për mediat duke dhënë detaje në lidhje me vrasjen e Viktor Bardhit në Mirditë.
Muçaj deklaroi se deri më tani është shoqëruar një person, i cili do të merret në pyetje në lidhje me ngjarjen e rëndë. Ai nuk bëri të ditur emrin e personit të shoqëruar por tregoi se policia po ndjek aktualisht një pistë kryesore.
“Për momentin kemi një të shoqëruar dhe një pistë hetimi. Për shkak të dinamikës së hetimit nuk mund të bëhen publike detaje të tjera. Rreth orës 8:55 sot jemi njoftuar në sallën operative për një ngjarje të rëndë të ndodhur në Ndërfushas, Mirditë. Kemi ngritur grupin hetimor, kemi ardhur në vendngjarje dhe nga veprimet e para hetimore ka rezultuar që një shtetas që është vrarë në automjetin e tij është shtetasi Viktor Marku, ditëlindja 1961.
Ndërkohë që jeni dhe vetë prezent po bëhen të gjitha veprimet hetimore. Rreth 20 minuta pas ngjarjes, në fshatin Rrethi i Ri që është afër Rubikut, diku këtu afër, është djegur një automjet. Është ngritur dhe grupi hetimor i dytë dhe po sqaron rrethanat e rastit. Po kryhen të gjitha veprimet hetimore, po fiksohen të gjitha provat, po pyeten dëshmitarët edhe do të jemi për një njoftim të dytë sapo të kemi diçka të re në lidhje me këtë ngjarje. Kemi të shoqëruar dhe pistat tona i kemi, por nuk mund t’i ndajmë në këtë moment me mediat. Jo, nuk janë gjetur armë në makinë“-, tha drejtori i policisë.
Viktor Bardhi u gjet i vrarë me armë zjarri brenda makinës së tij mëngjesin e sotëm në fshatin Ndërfushas të Mirditës. Makina e tij kishte disa shenja plumbash, çka tregon se drejt Bardhit është gjuajtur me breshëri. Pas krimit, policia gjeti një automjet të djegur që dyshohet se u përket autorëve.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/