Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer kritikat dhe ironitë gjatë takimit më grupin parlamentar të Partisë Socialiste.
Në një moment të fjalimit, mes batutash, Rama i është drejtuar një prej deputetëve që duket se po qeshte. Rama tha se kush mendon se mund ta shtyjë pa kryer punën që duhet të bëjë, nuk e ka të gjatë dhe se do përfundojë keq.
“Po qesh njëri aty po erdhën kohë të këqija e dashur, nuk ke çfarë bën. Kush mendon që mund ta shtyjë akoma siç e ka shtyrë deri më tani, do ta hajë atë të shtyrën në fund që do i lutet Zotit vetëm ku është fundi që do bie, se që do bjerë… rashë, rashë. Nuk shtyhet më kështu”– tha Rama.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/