Një banor i fshati Ndërfushas në Mirditë ka folur në lidhje me vrasjen e Viktor Bardhit.
Banori ka treguar se viktima punonte tek Ujësjellësi dhe mëngjesin e sotëm ishin takuar, teksa 65-vjeçari po shkonte për të hapur ujin. Sipas banorit, Bardhi kurrë nuk është ruajtur, edhe pse ka qenë në një konflikt hasmërie.
“Jam përshëndetur kalimthi sot. Ai po shkonte të hapte ujin, punonte me ujësjellësin. Ishte duke shkuar atje por e vranë. Ai ka qenë burrë, nuk është ruajtur kurrë”, tha një banor i zonës.
Paraprakisht dyshohet se autorët i kanë zënë pritë gjatë rrugës dhe e kanë qëlluar me armë teksa ai ndodhej brenda makinës së tij, ku dhe u gjet nga policia. Në videon e mëposhtme shihet e makina e viktimës, pranë një kanali. Në xhamin e përparmë vihen re qartë gjurmët e plumbave që janë derdhur me breshëri ndaj tij.
Viktor Bardhi ishte vëllai i Martin Bardhit, i ekzekutuar më 26 shtator të vitit 2023, në një atentat në Rrëshen. Fisi Bardhi njihet për hasmërinë e vjetër me fisin Reçi në Mirditë, konflikt që ka marrë shumë jetë.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/