Kryetari i “Partia Mundësia”, Agron Shehaj është një nga politikanët më aktivë në rrjetet sociale, me postime dhe reagime të shumta mbi ngjarjet e aktualitetit politik por jo vetëm.
Megjithatë, ditën e sotme deputeti nuk do mund të vijojë me aktivitetin normal në llogarinë e tij në Instagram, pasi ajo është bllokuar. Llogaria me emrin Agron Shehaj nuk figuron më në rrjetin social, duke treguar se ajo është fshirë.

Për këtë ka reaguar edhe deputeti i “Mundësia”, Erald Kapri i cili shprehet se Shehaj nuk ka marrë asnjë reagim në lidhje me arsyet e bllokimit të llogarisë së tij. Kapri e cilëson mbylljen si përpjekje e qeverisë për të censuruar aktivitetin e Shehajt, pasi ky i fundit ka mbështetur hapur protestat e qytetarëve gjatë ditëve të fundit. Deputeti shton se mbyllja e një faqeje me kaq shumë ndjekës e shikime në Instagram mund të bëhet vetëm përmes shpenzimeve të mëdha në para, e sipas tij, qeveria i ka siguruar përmes lidhjeve me organizata kriminale. Ai e argumenton këtë hipoteze duke thënë se edhe shumë persona të tjerë që kanë bërë postime në mbështetje të protestës, kanë vënë re censurim në aktivitetin e tyre.
Më tej, Kapri tregon se Shehaj po përgatit të gjithë hapat ligjorë për rikthimin e faqes
Reagimi i plotë i Erald Kaprit:
Censura e pushtetit, Agron Shehajt i mbyllin faqen e Instagramit
Kreut të Partisë Mundësia dhe deputetit Agron Shehaj i është bllokuar faqja e tij në Instagram, pa asnjë paralajmërim.
Kjo censurë vjen pas aktivitetit të shtuar të Agron Shehajt në mbështetje të protestës kombëtare, pasi mbyllja e një faqeje me kaq shumë ndjekës e shikime në Instagram mund të bëhet vetëm përmes shpenzimeve të mëdha në para.
Mësohet se z. Shehaj po përgatit të gjithë hapat ligjorë për rikthimin e faqes, por censura në këto nivele nga grupe të errëta financiare e kriminale të lidhura me qeverinë përbën një shqetësim të madh për demokracinë në Shqipëri.
Krahas Shehajt, edhe shumë aktivistëve të protestës u është mbyllur faqja në Instagram pikërisht dje, çka lë të kuptohet për një plan të strukturuar, me burime të mëdha financiare pranë Edi Ramës, për të dëmtuar opozitën në Shqipëri dhe goditur protestën që kërkon dorëheqjen e kryeministrit.
Sulmi ndaj Shehajt, një prej liderëve të opozitës, shënon për herë të parë këtë nivel sulmi të rëndë ndaj një prej deputetëve më aktivë në Parlament, i cili është përjashtuar disa herë nga Maxhoranca prej 5 muajsh nga punimet e Kuvendit dhe është vënë në qendër të sulmeve personale nga pushteti.
Kjo censurë përbën një precedent të rrezikshëm për demokracinë në Shqipëri, ku pushteti investohet për të mbyllur fjalën e lirë të përfaqësuesve të votuar dhe të zgjedhur në Parlament, me pasoja të rënda për vendin.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/