Tre persona janë arrestuar ditën e sotme në Fier, të akuzuar për armëmbajtje pa leje.
Mësohet se të arrestuarit ishin duke udhëtuar drejt Lushnjes me një makinë tip “Golf”, kur policia u bëri shenjë për të ndaluar. Por në vend që të ndalonin, ata kanë rritur shpejtësinë, në përpjekje për t’u larguar.
Ata janë ndaluar vetëm pak metra më larg, teksa gjatë kontrolleve policia u ka gjetur një armë tip pistoletë. Vijojnë hetimet për të zbuluar rrethanat e plota dhe nëse ata janë persona me precedentë penalë.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/