VLORË – Një automjet tip Audi A8 është përfshirë nga flakët në afërsi të Radhimës.
Siç shihet edhe nga pamjet, automjeti është përfshirë plotësisht nga zjarri dhe thuajse është shkrumbuar. Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar.
Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa pritet që ato të përcaktohen pas hetimeve të autoriteteve.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/