Detaje të reja, kanë dalë nga përplasja fizike mes Nuredin Dumanit dhe punonjësit të Drejtorisë së Mbrojtjes së Dëshmitarëve, Rexhep Sina.
Kjo drejtori është pjesë e Policisë së Shtetit dhe ka në dispozicion nje organike policore, që shërben për ruajtjen e bashkëpuntorëve të prokurorisë dhe familjarëve të tyre.
Rexhep Sina, ka qenë duke duke shërbyer në ambjentet e burgut nr.313, kur papritur është ofenduar nga Nuredin Dumani. Të dy palët kane filluar të debatojnë me ofendime. Mësohet se Dumani e ka goditur me kovën e ujit, duke i çarë hundën.
Më tej, Dumani, ka vijuar me ofendime dhe kanosje ndaj efektivit të Drejtorisë së Mbrojtjes. E gjithë ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë së burgut, të cilat tashmë janë sekuestruar në cilesinë e provës materiale dhe administruar në dosje.
Rreth kësaj ngjarje, në pyetje është marrë punonjësi i policisë, i penduari i SPAK Nuredin Dumani dhe një tjetër punonjës i cili ka konfirmuar se Dumani e ka goditur kolegun.
Policia e Burgjeve që ka trajtuar rastin në fjalë, ka referuar materialin hetimor në prokurorinë e Tiranës, e cila mësohet se tashmë ka nisur një procedim penal./ Nga Elton Qyno
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/