E martë, 15 Shtator 2026 7 PA 5 deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

FOTO/ Breshëri dëmton 40 hektarë kultura bujqësore në Devoll

Ilustrim · Vizion Plus

Reshjet e breshërit të një dite më parë kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në kulturat bujqësore në disa fshatra të Devollit.

Specialistët e Drejtorisë së Bujqësisë pranë Bashkisë Devoll kanë vijuar që prej mëngjesit të sotëm monitorimin në terren për të evidentuar pasojat e shkaktuara nga breshëri.

Nga inspektimet e kryera deri tani në njësinë administrative Miras, në fshatrat Braçanj dhe Dobranj, janë konstatuar rreth 40 hektarë sipërfaqe bujqësore të dëmtuara. Sipas vlerësimit paraprak, niveli i dëmit në total llogaritet rreth 70%.

Kultura më e prekur është fasulja, veçanërisht në fshatin Dobranj. Këtu janë evidentuar rreth 30 hektarë sipërfaqe të prekura, me shkallë dëmtimi që varion nga 50 deri në 70%.
Dëme janë konstatuar edhe në kultura të tjera bujqësore, përfshirë qepën, mollën dhe perimet.

Specialistët e Bashkisë Devoll do të vijojnë verifikimet në terren edhe gjatë tre ditëve të ardhshme, me qëllim evidentimin e plotë të sipërfaqeve të dëmtuara dhe përditësimin e të dhënave mbi pasojat e reshjeve të breshërit.

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh