Flash

Ekspertët: Kosova rrëzikon të hyjë në një fazë të rrezikshme

Njohësit e politikës kërkojnë që partitë politike të vendosin sa më shpejt nëse duan të bëjnë kompromise për zgjedhjen e presidentit apo të shpallen zgjedhjet e reja. Kjo pasi, sipas tyre, pas 5 tetorit Kosova do të mbetet pa president. Çdo vonesë në formimin e institucioneve para tetorit vlerësohet se do t’i kushtojë vendit me pasoja të reja institucionale e politike.

22:45

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

Sa para do të fitonte Infantino nga shitja e Kupës së Botës?

Lapsi.al 2 August 2026

Një projekt i diskutuar dhe i kritikuar brenda futbollit botëror do t’i kishte sjellë përfitime të mëdha financiare presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, sipas një hetimi të publikuar nga “The Times”.

Plani për shitjen e rreth 20% të të drejtave të Kupës së Botës përmes degës së FIFA-s, Forward Enterprise, me një vlerë të përllogaritur prej rreth 3.65 miliardë eurosh, është anuluar pas kundërshtimeve të forta nga UEFA, CONCACAF dhe sponsorët e organizatës.

Por ajo që ka shkaktuar më shumë debat lidhet me përfitimet e mundshme të Infantinos. Edhe pse presidenti i FIFA-s ka deklaruar se nuk kishte synim të nxirrte fitim personal nga kjo iniciativë, hetimi i “The Times” pretendon se ai mund të kishte përfituar një pagë prej rreth 30 milionë eurosh, përfshirë edhe bonuse.

Kjo shifër do të ishte shumë më e lartë se paga aktuale e Infantinos, e cila raportohet të jetë rreth 3 milionë euro.

Projekti ishte planifikuar të kalonte përmes një votimi nga 211 federatat anëtare të FIFA-s, ndërsa federatave u ishin premtuar shpërblime të konsiderueshme financiare. Megjithatë, kundërshtimet e forta nga brenda futbollit ndërkombëtar bënë që iniciativa të mos vazhdonte përpara.

Pavarësisht kritikave dhe debatit të krijuar rreth menaxhimit të projektit, Gianni Infantino vijon të mbajë postin e presidentit të FIFA-s.

Të këshilluara

Tërmeti godet Elbasanin

Një tërmet me magnitudë 3.5 i shkallës Rihter ka tronditur zonën e Elbasanit pasditen e sotme, duke shkaktuar panik te qytetarët....

17:05

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI