
Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur pranë nënkalimit të Fushë-Krujës. Sipas informacioneve paraprake, në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse të Krujës, të cilat kanë përdorur mjete prerëse për të nxjerrë automjetin nga trafikndarësja.
I plagosuri është transportuar me urgjencë në spital, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Ndërkohë, në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.