Flash

Ekspertët: Kosova rrëzikon të hyjë në një fazë të rrezikshme

Njohësit e politikës kërkojnë që partitë politike të vendosin sa më shpejt nëse duan të bëjnë kompromise për zgjedhjen e presidentit apo të shpallen zgjedhjet e reja. Kjo pasi, sipas tyre, pas 5 tetorit Kosova do të mbetet pa president. Çdo vonesë në formimin e institucioneve para tetorit vlerësohet se do t’i kushtojë vendit me pasoja të reja institucionale e politike.

22:45

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

Reforma Territoriale/ Berisha: Rama antishqiptar, synon zbrazjen e Shqipërisë

Lapsi.al 1 August 2026

Kreu i PD, Sali Berisha e quan një akt antishqiptar propozimin e Partisë Socialsite për hartën e re territoriale që parashikon shkrirjen e 15 bashkive. Në një komunikim me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha tha se kryeministri synon zbrazjen e Shqipërisë.

 “Edi Rama është një anti-shqiptar me mision zbrazjen e Shqipërisë. Natyrisht, komunat minoritare, pa diskutim që duhet të respektohen dhe të mbahen. Por pikërisht ajo që thoni ju, në qoftë se ato mbahen, pse të përbuzen dhe përçmohen, pse të injorohen dhe të shumëzohen me zero komunitetet shqiptare, kjo është një akt i mirëfilltë anti-shqiptar", tha Berisha.

Ai u ndal edhe te propozimi i PD, duke ripërsëritur se parashikon shtimin e 100 bashkive të reja. Ndërsa qytetarëve u bëri thirrje ta kundërshtojnë me protesta propozimin e PS për shkrirjen e 15 bashkive.

"Ju e patë që ne kemi paraqitur projektin tonë, me të cilin shtojmë 100 bashki të reja. Dhe jo vetëm kaq, por lëmë të hapur, sepse konsultimet nuk kanë përfunduar, lëmë të hapur rritjen e numrit të tyre në varësi nga konsultimet me komunitetet. Unë përshëndes përzemërsisht të gjithë qytetarët dhe komunitetet e bashkive që i ka vënë kryqin Edi Rama për t'i zhdukur. 

Por ftoj gjithashtu të gjithë qytetarët e njësive të qeverisjes vendore, që në hartën e Partisë Demokratike është vendosur të rikthehen, që i ka zhdukur në 2014-ën, të ngrenë zërin e tyre, të mos e lejojnë fatin e tyre te një njeri që e ka shndërruar Shqipërinë në narkomafie, dhe veten padrinon e saj.  Të ngrihen, siç u ngritën në Poliçan, në Divjakë, në Patos, në Klos, në Dimal dhe në zona të tjera. Të ngrihen, të qëndrojnë të pamposhtur në këto të drejta të tyre themelore.  Kurse përgatitjet, ne i kemi filluar dhe do vazhdojmë me intensitet.", tha Berisha. 

Të këshilluara

Die Presse: Shqipëria avancon në negociata, por bie në renditjet për korrupsionin dhe lirinë e medias

Shqipëria hyri me vonesë në garën e vështirë drejt anëtarësimit të shumëpritur në Bashkimin Evropian. Megjithëse Tirana hapi të gjitha kapitujt e negociatave në një kohë rekord, tashmë po shfaqen pengesat e para në këtë proces të gjatë. Premtimi i kryeministrit Edi Rama për një anëtarësim të shpejtë në BE deri në vitin 2030 duket më shumë një imagjinatë sesa një objektiv realisht i arritshëm.

13:13

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI