Zjarr në një hotel në Velipojë, shkrumbohet kati i pestë i ndërtesës

Një zjarr në një hotel në Velipojë ka alarmuar pushuesit që ndodheshin brenda godinës.

Kati i 5 i këtij hoteli në rrugën 13 është shkrumbuar nga flakët.

Sipas informacioneve të A2CNN, pushuesit që ndodheshin brenda hotelit kanë dalë jashtë, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.

Një zjarrfikëse që qëndron në Velipojë gjatë sezonit turistik ka mbërritur në vendngjarje dhe ka ndërhyrë menjëherë.

Ndërkohë, dy zjarrfikëse të tjera janë nisur nga Shkodra për të bërë të mundur shuarjen totale të flakëve.

Sipas informacioneve, vatra e zjarrit është neutralizuar dhe pjesa tjetër e hotelit nuk rrezikon përhapjen e flakëve dhe djegien e mëtejshme.

Janë ende të paqarta arsyet e këtij zjarri në këtë hotel në Velipojë, afër zonës së Vilunit.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika