Foto ilustruese
Trupi i pajetë i minatorit 40-vjeçar Ilir Kalaveri, i cili një ditë më parë ra në një furnelë dhe u mbulua nga kromi në malin e Tërnovës, është nxjerrë nga thellësia e minierës.
Dyshohet se 40-vjeçari ka rrëshqitur duke rënë në një nga furnelat e minierës, ndërsa më pas e ka zënë poshtë nga një masiv minerali.
Mësohet se ekipet e shpëtimit punuan në kushte të vështira për shkak të strukturës së minierës dhe rrezikut për shembje të tjera.
Ndërsa është zbuluar se miniera e kromit në Tërnovë administrohet nga kompania “Eternal Security”, për të cilët autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit dhe për të përcaktuar shkaqet që çuan në ngjarje.
Sondazh
Poll
