Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Tërmet në Shqipëri, ja sa ishte forca e lëkundjeve dhe ku ishte epiqendra

Shkruar nga Newsbomb
Tërmet në Shqipëri, ja sa ishte forca e lëkundjeve dhe ku
Foto ilustruese

Një tërmet me magnitudë 3.5 të shkallës Rihter është regjistruar këtë të diel në zonën e Elbasanit.

Lëkundja sizmike u regjistrua në orën 16:28 me orën lokale, ndërsa epiqendra e tërmetit ishte 35 kilometra në juglindje të Tiranës dhe 4 kilometra në jug të Elbasanit.

Tërmet në Shqipëri, ja sa ishte forca e lëkundjeve dhe ku
 

Sipas të dhënave nga qendra ESMC, lëkundja sizmike ka pasur një thellësi prej 5 kilometrash. Për shkak se epiqendra ka qenë shumë pranë sipërfaqes së tokës, lëkundjet janë ndjerë të forta në të gjithë Elbsanin. Megjithatë, nuk ka vend për panik, pasi një magnitudë e tillë është e zakonshme dhe nuk paraqet rrezik.

Edhe sizmiologët thonë se të tilla tërmete nuk janë të rrezikshme, por përkundrazi, kanë aspekte pozitive sepse ndihmojnë në çlirimin e energjisë së prodhuara nga fërkimi i pllakave tektonike, duke shmangur tërmete më të forta.

Kujtojmë që edhe disa ditë më parë, një tjetër tërmet goditi rajonin e Elbasanit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese