Gianni Infantino mund të japë dorëheqjen nga pozicioni i presidentit të FIFA-s. Ky është zhvillimi më i fundit që vjen nga burimet brenda institucionit më të rëndësishëm të futbollit.
Raportimet flasin për një krizë të madhe të marrëdhënieve mes FIFA-s dhe UEFA-s, ku kjo e fundit doli me deklarata të ashpra ndaj idesë së presidentit Infantino ku tha se po mendonte shitjen e aksioneve të Kupës së Botës drejt investitorëve privatë.
Plan ky i kundërshtuar fuqishëm edhe nga Konfederata e Futbollit të AmCerikës Veriore dhe Qendrore (CONCAF), ndërsa ideja u “zhduk” brenda dy ditëve duke sjellë edhe një tërheqje pas nga vetë Infantino.
Pikërisht, ky i fundit po mendon edhe hapin më drastik siç është edhe dhënia e dorëheqjes nga kjo detyrë, për shkak të presionit të madh nga UEFA që ia ka zeruar totalisht mbështetjen, njëjtë si konfederatat.
FIFA po kalon kohë të vështira dhe fundi i kapitullit të Infantinos do të sillte një revolucion masiv në këtë institucion dhe një faqe të re në turneun e Botërorit, teksa në anën tjetër shumë emra kandidatësh kanë dalë në sipërfaqe, si propozim për këtë detyrë të madhe. Mes të cilëve përmenden Arsen Wenger, Nasser Al Khelaifi, Salman bin Ibrahim Al Khalifa, Victor Montagliani dhe Alexander Ceferin.
