Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

ATENTAT në Lezhë, 30-vjeçari u shpëton mrekullisht plumbave, shpallet në kërkim autori (DETAJET e para)

Shkruar nga Newsbomb
ATENTAT në Lezhë, 30-vjeçari u shpëton mrekullisht
Foto ilustruese

Një atentat mësohet të jetë regjistruar pasditen e kësaj të shtune në Lezhë, ku një shtetas 30 vjeçar ka shpëtuar mrekullisht plumbave të qëlluar në drejtim të tij. Sipas informacionit paraprak të dhënë nga policia, ai po udhëtonte me “Audi-n” e tij te ura e Milotit, kur një tjetër person  ka qëlluar në drejtim të tij me armë zjarri.

Mësohet se policia është vënë në ndjekje të autorit të dyshuar dhe e ka shpallur në kërkim.

Njoftimi i policisë:

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 18:00, te Ura e Milotit, dyshohet se shtetasi Gj. Gj., i cili lëvizte me një automjet tip "Audi", ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tjetër tip "Audi", në lëvizje, që drejtohej nga shtetasi M. J., 30 vjeç, banues në Rubik.

Nga verifikimet e kryera deri tani rezulton se nuk ka persona të dëmtuar.

Shërbimet e Policisë vijojnë ndjekjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë ligjor të saj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese