Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Banorët e Maliqit kundërshtojnë bashkimin me Korçën, dalin në protestë: Rama na ka zhgënjyer

Shkruar nga Newsbomb
Banorët e Maliqit kundërshtojnë bashkimin me Korçën,
Protesta në Maliq

Banorë dhe përfaqësues të opozitës kanë protestuar pasditen e kësaj të diele në Maliq kundër propozimit të PS-së për reformën territoriale, ku Maliqi do të kalojë në administrimin e Bashkisë Korçë.

Punonjësi i bashkisë, Jurgen Isufllari, punonjës i Bashkisë Maliq tha se ndihet i zhgënjyer nga kolegët e administratës, ku i bën thirrje që të reagojnë për të mbrojtur të drejtat e tyre.

“Duhet t’i themi disa gjëra hapur. Kam bër thirrje për protestë sepse kam kuptuar që diçka e pisët po luhet për këtë qytet”, tregon ai. “Dua të di cila është ajo dorë që ka firmosur shkrirjen e këtij qyteti dhe jo kësaj godine. Këtu nuk do të ketë më asnjë kafene, asnjë furrë buke. Jemi bashki me 31 000 banorë. Nuk kemi pse të bashkohemi me Korçën. Jam shumë i zhgënjyer me administratën, ndihem i tradhtuar nga gjithë kolegët, por unë do të luftojë për ata dhe kur të jem këtu do të kaloj me kokën lart”, tha ai.

Ndërsa përfaqësuesit e opozitës në Këshillin Bashkiak të Maliqit deklaruan se nuk do të mbështesin shkrirjen e bashkisë, ku kanë bërë gati kërkesën për zhvillimin e një mbledhjeje emergjente të këshillit, ku synohet të miratohet një qëndrim kundër këtij ndryshimi administrativ.

Po ashtu, gjatë protestës, thanë se janë të zhgënjyer nga kryeministri Rama, i cili sipas tyre i ka braktisur mbështetësit socialistë. Një protestuese tha se do të detyrohen të përshkojnë rreth 65 kilometra për të marrë shërbime në Bashkinë Korçë, edhe për procedura të thjeshta administrative

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese