Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

I dënuar për trafik droge dhe në arrest shtëpie, shqiptari nuk zë mend, kapet sërish me kokainë! Dërgohet në burg

Shkruar nga Newsbomb
I dënuar për trafik droge dhe në arrest shtëpie, shqiptari
Policia italiane

Një 32-vjeçar shqiptar, i dënuar më herët për trafik droge, është dërguar në burg pasi iu revokua masa alternative e vuajtjes së dënimit në banesë. Sipas autoriteteve italiane, shqiptari ishte dënuar në vitin 2024 me një vit e katër muaj burg për vepra penale të lidhura me drogën.

Mediat italiane shkruajnë se atij i ishte lejuar që dënimin ta vuante në arrest shtëpiak, me mundësinë për të dalë nga banesa dhe për të punuar si punëtor krahu në një kompani. Rreth një muaj më parë, 32-vjeçari u arrestua sërish nga karabinierët. Sipas autoriteteve, gjatë arrestimit iu gjetën rreth 50 gramë kokainë. Pas këtij rasti, përfitimi i masës alternative iu hoq.

Të premten, shqiptari u paraqit në komisariat për të përmbushur detyrimin e paraqitjes, por aty po e prisnin efektivët e Skuadrës Fluturuese. Oficerët ekzekutuan urdhrin e ndalimit dhe e shoqëruan drejt burgut.

Mësohet se 32-vjeçari kishte edhe dy dënime të mëparshme për vepra penale të lidhura me drogën, si edhe një dënim për sulm seksual, që lidhej me një ngjarje të ndodhur disa vite më parë në rajonin e Romanjës.

Pas arrestimit të fundit, Divizioni Kundër Krimit i Policisë i raportoi rastin autoriteteve gjyqësore, të cilat vendosën revokimin e masës që i lejonte shqiptarit të vuante dënimin në banesë.Të premten, sapo ai u paraqit në komisariat, efektivët e Skuadrës Fluturuese ekzekutuan urdhrin dhe e dërguan në burg.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese