Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

"Kjo javë është vendimtare", kreu i Shoqatës së Transportit kërkon zgjidhje: Nuk duam të rrisim çmimin e biletës, po kërkojmë ndihmën e institucioneve për subvencionim

Shkruar nga Newsbomb
"Kjo javë është vendimtare", kreu i Shoqatës
Dashnor Mema kreu u Shoqatës së Transportit

Dashnor Mema kreu u Shoqatës së Transportit në vend gjatë një interviste në Euronews Albania foli në lidhje me problematikat që po has ky sektor për shkak të rritjes së çmimit të karburanteve.  Ai tha se gjatë takimit me autoritetet në muajin mars kur u rrit ndjeshëm çmimi i karburanteve për shkak të luftës në Lindjen e Mesme, ky sektor u subvencionua me 50 lekë/litër për nj afat tremujor. Sot kërkesa e tyre është zgjatje e subvencionit edhe për një periudhë tremujore, por ende nuk ka marrë një përgjigje. Mema u shpreh shpresëplotë se kjo javë do të jetë vendimtare që kjo problematikë të marrë zgjedhje me qëllim që qytetarët të marrin shërbimin, duke qenë se ndodhemi edhe në periudhën e pikut të sezonit turistik.

"Shoqata e transportit ka dërgua një tjetër kërkesë pas asaj më datën 21 korrik, pasiguria për çmimin e karburanteve i cili është kaq i rëndësishëm jep efekte të menjëhershme financiare qoftë edhe një ndryshim i vogël përkthehet në kosto shumë të mëdha për çdo operator.

Ajo që bëmë ishte një kërkesë që shteti duhet të marrë parasysh situatë e vështirë që jemi duke qenë se jemi edhe ne pikun e sezonit turistik dhe shërbimi i transportit duhet të jetë në nivelin më të mirë të mundshëm, por me këtë çmim karburanti, është e vështirë për të mirëmbajtur sektorin në këmbë, për të mbajtur në funksion mjetet e transportit publik ashti siç ishte edhe në fillim të marsit që bëmë takime të vazhdueshme kur lindi lufta në Lindjen e Mesme, nga takimet mëparshme shtruam problemet që i përkasin transportit.

Atëherë u mor një vendim i cili do të kishte një kompensim 50 lekë/ litër karburanti që konsumojnë operatorët, duke pasur parasysh nivelin e rritjes së çmimeve në atë moment. Ajo dha një ndihmesë sektorit që të vazhdonim të kishim një transport publik po me të njëjtët frekuenca dhe po me të njëjtin numër mjetesh sepse nëse nuk do të kishim atë subvencion rrjedhimisht do të kishim më pak mjete në qarkullim dhe situata do të ishte më e vështirë,

Në momentin që përmendim çmimin e biletës ka një reagim të jashtëzakonshëm nga qytetarët. Ajo që kërkohet në këtë momentin është zgjatje e subvencionit për një periudhë tremujore me qëllim që transporti publik të funksionojë po me të njëjtat parametra dhe frekuenca.  Nga takimi i parë u subvencionuam për tre mua, sot çdo kërkesë e jona nuk ka marrë ende një përgjigje. Kjo do të thotë që ne nuk e dimë se si do të vazhdojmë nesër. Nëse çmimi i karburantit do të rritet, ne do të marrim masa që do të thotë më pak mjete në qarkullim.

Ne shpresojmë që kjo javë të jetë vendimtare për të rregulluar këtë problem. Nuk është dëshira e operatorëve për të reduktuar shërbimin, pasi në fund të ditës është një biznes privat që përkthehet në fitim. Prandaj edhe operatorët kërkojnë ndihmën e institucioneve për ta kaluar këtë krizë." tha Dashnor Mema.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese