Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Të shtëna me armë nga një jaht në det përballë Palasës, Policia Kufitare në ndjekje të mjetit lundrues

Shkruar nga Newsbomb
Të shtëna me armë nga një jaht në det
Foto Ilustruese

Në Himarë, shërbimet e Policisë Kufitare dhe të Njësisë Policore Detare janë vënë në ndjekje të një jahti, pas një njoftimi për të shtëna me armë në det.

Sipas informacionit paraprak, rreth orës 21:00, është raportuar se nga një jaht, i ndodhur në det përballë zonës së Palasës, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të ajrit.

Menjëherë pas njoftimit, forcat policore u vunë në ndjekje të mjetit lundrues, me qëllim lokalizimin, ndalimin dhe verifikimin e rrethanave të ngjarjes.

Ndjekja e jahtit vijob, ndërsa policia po punon për të dokumentuar plotësisht ngjarjen dhe identifikuar personat e përfshirë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese