Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

“Porsche” i bardhë përplas një vajzë në vijat e bardha, dyshohet se makina kaloi me semafor të kuq (PAMJE NGA VENDNGJARJA)

Shkruar nga Newsbomb
“Porsche” i bardhë përplas një vajzë në
Pamje nga vendngjarja

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën Transballkanike të Vlorës, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme.

Paraprakisht raportohet se ngjarja ka ndodhur pranë ish-hipotekës, ku një makinë tip “Porsche” në ngjyrë të bardhë bëhet me dije se ka goditur një vajzë në vijat e bardha.

Kjo e fundit bëhet me dije se është transportuar menjëherë drejt spitalit për të marrë shërbimin e nevojshëm mjekësor. Ndërsa nuk dihet akoma gjendja e saj shëndetësore. 

Sipas dëshmitarëve të ngjarjes, disa kalimtarë të rastit janë shprehur se makina ka kaluar me semafor të kuq, çka dyshohet të jetë bërë shkak i aksidentit.

Pritet që për ngjarjen të kemi një reagim zyrtar nga ana e Policisë.

Video Credits: Vlora.Info 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese