Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Vdiqën në lule të rinisë nga aksidenti me motor në Kretë, pas Edisonit niset drejt Shqipërisë dhe trupi i Aleksandrit, dy të rinjtë do të prehen në Elbasan

Shkruar nga Newsbomb
Vdiqën në lule të rinisë nga aksidenti me motor në
Dy viktimat, Aleksandër Toçila dhe Edison Xhaka

Pak ditë pas aksidentit tragjik që i mori jetën dy të rinjve shqiptarë në Kretë të Greqisë, mësohet se pas nisjes së Edison Xhakës drejt Shqipërisë ku trupi i tij do prehet, edhe ceremonia mortore e Aleksandër Toçilës do të zhvillohet në vendlindjen e tij, në Gramsh.

Lajmin e ka bërë të ditur Shoqata Shqiptare Kisamo "Kastel", e cila përmes një postimi të ndarë dje në rrjet, bëri me dije se në orën 20:00 të mbrëmjes së djeshme, trupi i Aleksandrit do të nisej nga porti i Sudas për në Shqipëri.

“Aleksandri do të prehet në vendlindjen e tij në Gramsh , duke iu shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve , miqve dhe shoqërisë, ftojmë bashkatdhetarët tanë t'i japim lamtumirën e fundit Aleksandrit” shkruhej në postimin e bërë ditën e djeshme.

Siç kemi raportuar dhe të premten që lamë pas, u tha se trupi i Edisonit që vdiq së bashku me Aleksandrin në aksidentin tragjik me motor, do të prehet në vendlindjen e tij, në Njësinë Administrative Zavalinë të Elbasanit.

Për Edisonin është bërë me dije se ceremonia mortore e tij do të zhvillohet ditën e sotme. Ndërsa për Aleksandrin nuk ka ende një konfirmim.

Humbja tragjike e dy të rinjve ka tronditur mbarë opinionin publik, por më së shumti ka prekur familjarët e miqtë e tyre të cilët zemërthyer kanë reaguar për humbjen e djemve të tyre.

Newsbomb.al i shpreh ngushëllime dy familjeve shqiptare për humbjen tragjike të djemve të tyre.

Reagimi i Shoqatës:

Lajmërim .

Sot në mbrëmje në orën 20:00 , niset nga porti i Sudas për Shqipëri, trupi i të ndjerit Aleksander Toçila , i cili u nda nga jeta 2 ditë në parë në aksidentin e frikshëm me motorr në aksin kombëtar Kissamos -Hania.

Aleksandri do të prehet në vendlindjen e tij në Gramsh , duke iu shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes,të afërmve , miqve dhe shoqërisë, ftojmë bashkatdhetarët tanë t'i japim lamtumirën e fundit Aleksandrit .

U prehsh në paqe Aleksandër , të qoftë dheu i lehtë !

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese