Një lajm i mirë vjen nga Lindja e Mesme pasi presidenti amerikan Donald Trump ka bërë me dije se është i gatshëm që t’i japë fund luftës ndaj Iranit, për një të ardhme më të mirë të botës.
Përmes një postimi të ndarë në Truth Social, presidenti amerikan shkruan se kishte vendosur të “anulonte sulmin, me kusht që të ishte në gjendje të arrinte shpejt një marrëveshje”, që sipas tij do të përfshijë hapjen e menjëhershme të Ngushticës së Hormuzit dhe fundin e “kërcënimit bërthamor të Iranit”.
Më tej Trump theksoi se vendimi në fjalë është marrë bashkë me Izraaelin. Ndërsa ky reagim ishte i papritur pasi raportimet e mediave të shumta të huaja paralajmëronin sulme itensive dhe hakmarrëse ndaj Iranit, gjatë fundjavës.
Por me postimin e presidentit amerikan jepet shpresë për një dakordësim mes palësh për t’i dhënë fund luftës në Lindjen e Mesme e cila ka shkaktuar rritje të hidrokarbureve në mbarë botën, përfshirë këtu dhe vendin tonë.
Përmes postimit të ndarë në orët e para të kësaj të diele, Trump dukej sikur sugjeronte se ishte bërë përparim drejt një marrëveshjeje, duke thënë se "perimetrat e një marrëveshjeje janë rënë dakord".
Me marrëveshjen që pritet të arrihet mes palëve, pritet që në mbarë botën të ketë një përmirësm cmimesh të disa produkteve, sidomos të hidrokarbureve, naftës dhe benzinës, të cilat kanë pasur një luhatje të ndjeshme gjatë këtij vitit, për shkak të tensioneve SHBA-Iran.
Postimi i Trump:
Irani thotë se ka rënë dakord të përfundojë programin e tij bërthamor dhe ta lërë Ngushticën e Hormuzit të qetë.
SHBA-të janë "të përgatitura dhe të ngarkuara në nivele të papara që nga Lufta e Dytë Botërore, por do ta mbajnë sulmin nëse marrëveshja finalizohet shpejt!" "SHBA-të janë të përgatitura dhe të ngarkuara dhe gati për të dalë kundër Republikës Islamike të Iranit, në nivele të Terrorit, Forcës dhe Pushtetit Ushtarak të papara që nga Lufta e Dytë Botërore.
Pavarësisht kësaj, Irani dhe vendet e tjera të Lindjes së Mesme sapo na kanë kërkuar të mbajmë çdo sulm për të cilin është rënë dakord brenda kufijve të një marrëveshjeje. Kjo do të përfshinte HAPJEN E MENJËHERSHME, TË PLOTË TË NGUSHTICËS SË HORMUZIT, dhe fundin e kërcënimit bërthamor të Iranit.
Bazuar në këtë kërkesë, kam rënë dakord, për të mirën e ardhshme të BOTËS dhe, gjithashtu, për mbijetesën e një Irani të suksesshëm dhe të begatë, të anuloj sulmin, me kusht që të jetë në gjendje të bëjë shpejt një MARRËVESHJE. Vendi i Izraelit më bashkohet në këtë angazhim. Filloni punën të gjithë dhe përfundojeni. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje!" Presidenti DONALD J. TRUMP
????BREAKING: Iran says they have agreed to end their nuclear program and leaving the Strait of Hormuz alone.
— Commentary Donald J. Trump Posts From Truth Social (@TrumpDailyPosts) August 2, 2026
Trump responds: The U.S. is "locked and loaded at levels not seen since WWII, but will hold off the attack if the deal is rapidly finalized!"
"The U.S.A. is locked and… pic.twitter.com/yqlkBs8Lj6
