Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

E RËNDË në Prishtinë, pas debatit me familjen, burri thyen derën e shtëpisë dhe kërcënon me sëpatë djalin e gruan e tij

Shkruar nga Newsbomb
E RËNDË në Prishtinë, pas debatit me familjen, burri thyen
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prishtinë, ku një burrë ka dëmtuar derën e shtëpisë me sëpatë dhe ka hyrë brenda duke kërcënuar me jetë djalin dhe gruan e tij.

Ngjarja e rëndë është mësuar menjëherë pas denoncimit të djalit të shtëpisë, i cili telefono policinë vendase.

Policia bën me dije se ngjarja është regjistruar me 1 gusht 2026, ndërsa kishte ndodhur më 14 korrik 2026, rreth orës 00:30.

Në dëshminë e dhënë para grupit hetimor, djali ka deklaruar se pas një mosmarrëveshjeje, babai i tij kishte goditur me sëpatë derën e hyrjes së shtëpisë, duke e dëmtuar atë, si dhe kishte kanosur atë dhe nënën e tij.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rastit vazhdojnë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese