Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Identifikohen të miturit që plagosën 20-vjeçarin italian në mes të Tiranës, procedohen penalisht 8 persona të moshës 13-15 vjeç

Shkruar nga Newsbomb
Identifikohen të miturit që plagosën 20-vjeçarin italian
Foto ilustruese: Gjendja e 20-vjeçarit italian, Policia e Shtetit

Janë identifikuar dhe kanë nisur procedimet penale për 8 të mitur të cilët janë përfshirë në dhunimin e një 20-vjeçari italian pranë Pallatit të Kulturës, ngjarje e ndodhur më 29 korrik.

Blutë e Tiranës bëjnë me dije se si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë të mundur identifikimin, shoqërimin dhe procedimin në gjendje të lirë të 8 shtetasve të mitur, të moshës 13-15 vjeç, të dyshuar si të përfshirë në konflikt.

Siç raportuam dhe ditën e djeshme, bëhet me dije se i riu italian ka pësuar lëndime të lehta trupore.

Po ashtu, raportohet se po vijon puna për identifikimin e shtetasve të tjerë të dyshuar si të përfshirë në konflikt, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Njoftimi i Policisë:

Identifikohen, shoqërohen dhe procedohen penalisht 8 të mitur, të moshës 13-15 vjeç, për plagosjen e lehtë të një shtetasi italian 20 vjeç.

Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, lidhur me rastin e ndodhur pranë Pallatit të Kulturës, më datë 29.07.2026, ku mbeti i dëmtuar lehtë një 20-vjeçar italian, ju informojmë se:

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, të kryera menjëherë pas konfliktit, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë të mundur identifikimin, shoqërimin dhe procedimin në gjendje të lirë të 8 shtetasve të mitur, të moshës 13-15 vjeç, të dyshuar si të përfshirë në konflikt, gjatë të cilit 20-vjeçari italian pësoi lëndime të lehta trupore.

Puna vijon për identifikimin e shtetasve të tjerë të dyshuar si të përfshirë në konflikt, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese