Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

U bllokua dje brenda minierës, akoma “mister” fati i minatorit 40-vjeçar në Bulqizë, ekipet e shpëtimit vijojnë kërkimet

Shkruar nga Newsbomb
U bllokua dje brenda minierës, akoma “mister” fati i minatorit
Foto ilustruese

Që prej ditës së djeshme po vijojnë kërkimet për gjetjen e minatorit i cili u aksidentua gjatë punës në minierën e kromit të Tërnovës.

Paraprakisht dyshohet se 40-vjeçari ka rrëshqitur duke rënë në një nga furnelat e minierës, e aty dyshohet të jetë zënë poshtë nga një masiv minerali. Deri më tani mbetet e paqartë nëse ai ka humbur jetën apo është gjallë.

Sipas policisë rreth orës 13:00, në vendin e quajtur Tërnovë e Madhe, bashkia Bulqizë, shtetasi I. K., 40 vjeç, banues në Burrel, me detyrë minator/brigadier në një subjekt privat, dyshohet se ka rënë në një furnel gjatë procesit të punës.

Megjithatë, bëhet me dije se ekipet e shpëtimit po vazhdojnë me kërkimet, në kushte të vështira për shkak të strukturës së minierës dhe rrezikut për shembje të tjera.

Ndërsa është zbuluar se miniera e kromit në Tërnovë administrohet nga kompania “Eternal Security”, për të cilët autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit dhe për të përcaktuar shkaqet që çuan në ngjarje.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese