Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

Ngritja e flamurit të Kosovës nga Katy Perry u duartrokit nga të gjithë, Alba Pollozhani shpërthen keq: PËRÇARJE! “SunnyHill” po u bën lavazh truri

Shkruar nga Newsbomb
Ngritja e flamurit të Kosovës nga Katy Perry u duartrokit nga të
Foto ilustruese: Alba Pollozhani, momenti kur Katy Perry ngre flamurin e Kosoves ne "SunyHill"

Momenti kur ylli botëror ngriti flamurin e Kosovës në festivalin “SunnyHill” ka bërë bujë në rrjet e të shumtë kanë qenë njerëzit që e kanë vlerësuar sjelljen e artistes në fjalë.

Mirëpo ky veprim  nuk ka kaluar pa kritika. Ish-banorja e “BBVK” Alba Pollozhani ka qenë ndër njerëzit që ka kritikuar Katy Perryn për çastin e bujshëm si dhe organizimin e “SunnyHill”.

Sipas Pollozhanit, ngritja e flamurit të Kosovës dhe lënia në “harresë” e flamurit kombëtar shqiptar shkakton përçarje mes shtetasve shqiptarë.

Në reagimin e saj të bërë në Instastory Alba Pollozhani shkruan: PËRÇARJE! Në një eveniment me sytë e globit mbi të, ku shqipet promovojnë flamurin e Kosovës dhe harrojnë  flamurin kuq e zi të SHQIPTARISË!

TURP! Që shesin dinjitetin e Unitetit të Shqiptarisë për para!

Ku e harruan flamurin mbi 7000 vite të vjetër që na përfaqëson të gjithëve.,

Lavazh truri për gjenerata e ardhshme ky eveniment i “SunnyHill Festival”!!!! Për të harruar gjenetikën e lashtë dhe unitetin e shqipeve kudo ndodhen.

Reagimi i Alba Pollozhanit: 

Ngritja e flamurit të Kosovës nga Katy Perry u duartrokit nga të
 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese