Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Shpërthen në flakë apartamenti në Vlorë, tymi mbulon zonën, banorët dalin të panikosur nga shtëpitë e tyre

Shkruar nga Newsbomb
Shpërthen në flakë apartamenti në Vlorë, tymi mbulon
Pamje nga vendngjarja

Është përfshirë nga flakët mesditën e kësaj të diele, një apartament në katin e tretë të një pallati në qytetin e Vlorës. Ndërsa tymi shikohet se ka mbuluar zonën dhe banorët janë të panikosur nga situata e ndodhur.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur në rrugën Transballkanike.

Deri tani nuk ka informacion për persona të lënduar, ndërsa shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta. Thuhet se banorët kanë dalë nga banesat e tyre. 

Po ashtu bëhet me dije se autoritetet ndodhen në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën për të lehtësuar ndërhyrjen e zjarrfikësve.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese