Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Sporti

VIDEO/ “Plas” SKANDALI për humbjen e boksierit shqiptar në mes të Serbisë, reagon vetë protagonisti: Shkova për të fituar ose vdekur, por u vodha

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO/ “Plas” SKANDALI për humbjen e boksierit shqiptar në
Dennis Buzukja dhe Bogdan Grad

Ndonëse pritshmëritë ishin të larta për boksierin shqiptar Dennis Buzukja, ai nuk ia doli ndaj rivalit serb Bogdan Grad. Eventi kishte të bënte me “UFC Belgrade”, ndërsa kategoria “Pesha e Lehtë”.

Ndeshja nuk zgjati shumë, e përfunduar që në raundin e dytë. Momenti që ka shkaktuar polemika dhe po trazon rrjetin, përkon me fraksionin kur boksieri Buzukja sinjalizoi përmes këmbës dorëzimin, i kapur në vështirësi dhe nuk gjeti opsion për të shpëtuar nga kapja e kundërshtarit.

Shumë tifozë e interpretojnë se Buzukja thjesht donte të shtynte këmbën e rivalit për t’u mbrojtur, jo për dhënë sinjalin e dorëzimit.

Pas përfundimit të këtij ballafaqimi, “luftëtari” shqiptar ka reaguar në rrjetet sociale, duke i adresuar mesazh tifozëve: “Nuk di çfarë të them. Ishte një luftë dhe shkova atje për të fituar ose për të vdekur.

Të ndalej lufta dhe të më vidhej kështu pa asnjë nënshtrim, nuk e kuptoj. Por sido që të jetë, është gjithmonë vullneti i Zotit. Respekt për kundërshtarin tim Bogdan. Nuk e kuptoj si e ndaloi gjyqtari.

Nuk di çfarë të bëj nga këtu ose ku do të shkoj nga këtu, por dua vetëm t'ju falënderoj të gjithëve. Jam shumë i zemëruar dhe ndiej se do të kishte qenë një raund i tretë i mrekullueshëm, por kjo është jeta.”

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese