Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Foto e Ditës

"Forbes" e rendit Shqipërinë të parën

Shkruar nga Newsbomb
"Forbes" e rendit Shqipërinë të parën
Vlorë, Shqipëri/ Emily M. Wilson

Ekonomia dhe politika po i shtyjnë më shumë amerikanë të dalin në pension jashtë vendit, shkruan revista prestigjoze Forbes, duke rekomanduar disa vende ku sipas saj bazuar në lehtësitë, kostot, kujdesin shëndetësor, rrezikun klimatik, pensionistët amerikanë janë të mirëpritur.

Një nga këto vende, më saktë të parën që Forbes liston, është Shqipëria.

"Vend i lirë me klimë mesdhetare me pamje madhështore", shkruan revista, ndërsa thekson se Tirana, Durrësi, Saranda dhe Vlora janë vendet më të mira për të qendruar, për pensionistët amerikanë, pasi kostot e jetesës janë shumë më të ulëta se mesatarja e SHBA-së.

Përsa i përket kujdesit shëndetësor, ai vlerësohet i përshtatshëm, por duke u përmirësuar, ndërsa fitimi i të drejtës së qëndrimit është relativisht i lehtë. Në link, shkrimi i plotë i revistës Forbes për Shqipërinë.

Sondazh

Poll

Hapësire reklamuese