Bursat ndërkombëtare janë hapur këtë të shtunë me një çmimi të qëndrueshëm të naftës së papërpunuar Brent, në 87 dollarë për fuçi, pak ditë pasi ajo preku një rekord të ri që nga Maji, në mbi 100 dollarë për fuçi.
Nafta “Brent” e njohur dhe si “Brent Blend”, “London Brent” dhe “Brent Petroleum” është standardi kryesor i çmimeve globale për naftën bruto në Europë dhe sot bursat janë hapur me çmimin 87.93 dollarë.
Kurse fuçia e naftës së papërpunuar West Texas Intermediate (WTI), një pikë referimi në Shtetet e Bashkuara, regjistroi një rënie deri në 1.79%, duke arritur në 84.67 dollarë.

Megjithatë, rënia e fortë e çmimit në bursa nuk po reflektohet në tregun shqiptar, ku nafta dhe benzina janë rritur ndjeshëm, ndërsa qeveria shqiptare vendosi të shkrinte Bordin e Transparencës, duke e lënë tregun në duart e grosistëve.
“Brent Crude” (ICE) është një nga dy çmimet kryesore standarde për blerjet e naftës në mbarë botën. Tjetri është West Texas Intermediate (WTI), që zakonisht i referohet çmimit të kontratës së naftës bruto wTI në Bursën Tregtare të Nju Jorkut.
