Nëntë persona janë vrarë në sulmet me raketa balistike ruse në Kiev dhe 28 persona të tjerë u plagosën më orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune, sipas Shërbimit Shtetëror të Emergjencave të Ukrainës.
Moska ka përshkallëzuar sulmet vdekjeprurëse me raketa balistike ndaj Kievit kohët e fundit, duke e bërë Presidentin Volodymyr Zelensky të thotë se nevojiten urgjentisht interceptorë raketash.
Ato vijnë dy ditë pasi një raketë e dyshuar ruse goditi Poloninë gjatë një sulmi të gjerë ndaj Ukrainës që vrau të paktën tetë persona, përfshirë gjashtë anëtarë të një familjeje.
Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, tha se kryeqyteti ishte sulmuar me raketa balistike të shtunën, ndërsa AFP raportoi më shumë se 10 shpërthime. Zjarre shpërthyen në të gjithë qytetin dhe u raportuan ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona.
Since last night, response efforts have been underway in Kyiv and the surrounding region following Russia’s strike. There were numerous fires across the city. Seven districts were affected, and, as usual, the Russians struck ordinary residential buildings. Eighteen residential… pic.twitter.com/Fr8Jb4AEys
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) August 1, 2026
Klitschko shtoi se një ndërtesë banimi në Shevchenkivskyi u shkatërrua pjesërisht, duke bllokuar njerëz brenda. Sipas Shërbimeve të emergjencës, të paktën shtatë persona u vranë në lagjen Darnytskyi dhe 14 të tjerë u plagosën, përfshirë dy fëmijë.
Në distriktin Solomyanskyi, dy persona vdiqën dhe tetë u plagosën, përfshirë dy fëmijë, ndërsa një ndërtesë banimi pesëkatëshe u shkatërrua pjesërisht, thanë zyrtarët ukrainas.
Sulmi me raketa balistike nga Rusia vjen pasi Presidenti Zelensky u takua me Presidentin Donald Trump në Uashington DC në fillim të kësaj jave, për t'i kërkuar SHBA-së t'i japë Ukrainës një licencë për të prodhuar raketa interceptuese Patriot.
