Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Zjarri “pushton” Llogaranë që prej mesnatës, dhjetëra zjarrfikës dhe një helikopter në luftë me flakët

Shkruar nga Newsbomb
Zjarri “pushton” Llogaranë që prej mesnatës,
Foto nga vendngjarja

Që prej mesnatës, një vatër zjarri vijon të mbetet aktive në zonën e Llogarasë, pranë tunelit, ku flakët kanë përfshirë sipërfaqe me shkurre dhe pyje.

Sipas informacioneve nga vendngjarja, në terren janë angazhuar dhjetëra forca zjarrfikëse, efektivë të Forcave të Armatosura, si dhe struktura të tjera të emergjencave civile, të cilat po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve.

Në operacion është përfshirë edhe një helikopter, i cili po ndërhynë nga ajri për të frenuar përhapjen e zjarrit, ndërsa terreni i vështirë e bën ndërhyrjen në tokë më të vështirë.

Operacioni vijon pa ndërprerje, ndërsa autoritetet mbeten në gatishmëri deri në neutralizimin e plotë të vatrës së zjarrit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese