Foto nga vendngjarja
Vatra e zjarrit mbi tunelin e Llogarasë është shuar plotësisht, pas ndërhyrjes së menjëhershme në terren.
Lajmi është bërë i ditur nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, e cila njofton se në operacionin për shuarjen e flakëve u angazhuan katër automjete zjarrfikëse, 11 efektivë të MZSH-së së Himarës dhe Vlorës, 43 efektivë të Forcave të Armatosura, si dhe një helikopter i Forcës Ajrore.
Ndërkohë, zona vijon të mbahet nën monitorim për të shmangur çdo riaktivizim të mundshëm të zjarrit. Siç raportuam edhe më parë, zjarri ra që prej mesnatës, ndërsa flakët përfshinë sipërfaqe me shkurre dhe pyje.
Sondazh
Poll

