Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

“Zëdhënës i komplotit botëror!” Covid-19 sjell DEBAT mes mjekëve Erion Dasho dhe Edvin Prifti (REAGIMET)

Shkruar nga Newsbomb
“Zëdhënës i komplotit botëror!” Covid-19 sjell
Ilustrim: Covid-19, Erion Dashom Edvin Prifti

Rikthimi i diskutimeve ndërkombëtare mbi menaxhimin e pandemisë Covid-19 dhe roli i Anthony Fauci, është bërë shkas për në debat në rrjetet sociale mes kardiologut Edvin Prifti dhe mjekut Erion Dasho.

Ku ky i fundit ka publikuar fillimisht një status përmes së cilit kritikon ashpër mjekët që gjatë pandemisë  kundërshtuan politikat zyrtare dhe promovuan teori që, sipas tij, nuk mbështeteshin nga provat shkencore. Më tej ai ka shkruar se sipas tij nuk kishte pasur “mjekë martirë”, por profesionistë të cilët përhapën pretendime që sipas tij ishin të rrezikshme për shëndetin publik.

“Mjekët konspiracionistë përhapën ide që cenuan sigurinë e pacientëve dhe vendosën në rrezik jetën e miliona qytetarëve”, ka shrkuar ai ndër të tjera.

Këto deklarata kanë sjellë që të reagojë menjëherë kardiologu Edvin Prifti përmes një statusi të gjatë, ku i ka “numëruar” Dashis të gjitha arsyet se përse ky i fundit sipas tij gënjen. Prifti kundërshton etiketimin e mjekëve kritikë si “konspiracionistë”, duke pretenduar se ata ngritën pikëpyetje të bazuara në argumente shkencore dhe se u sulmuan pikërisht sepse sfiduan narrativën zyrtare. 

Por replika nuk ka përfunduar me statusin e Priftit pasi mjeku Dasho i është përgjigjur sërish duke u shprehur se statusi i tij nuk  ishte një sulm personal, por ndaj teorive të konspiracionit që sipas tij ai i kishte promovuar në një intervistë. Dasho shprehet i habitur se si një mjek i tillë mund të besojë dhe përhapë ide se mjekë të famshëm apo nobelistë si Luc Montagnier janë vrarë dhe avionë janë rrëzuar për t'i eliminuar ata, duke i krahasuar këto pretendime me teoritë e Alfred Cakos për tokën e sheshtë.

Pas kësaj është bërë një tetër reagim prej Priftit i cili, e konsideroi përgjigjen e Dashos si një përpjekje për të justifikuar statusin e tij. Edvin Prifti sqaroi se nuk ka thënë kurrë që nobelisti Luc Montagnier është ekzekutuar, duke e ftuar të shohë emrat e saktë që ka publikuar në profilin e tij, ndërsa shton se nuk do të lejojë askënd të shkelë mbi “të vërtetat e tij”.

Debati në rrjetet sociale:

Erion Dasho:

MJEKËT “MARTIRË” TË COVID-IT

Sqarim: ky status nuk ka si objekt mjekë të caktuar shqiptarë që promovojnë teori ende të papranuara shkencërisht lidhur me COVID-19, pavarësisht nga ngjashmëritë e pjesshme.

Prej vitesh qarkullon miti se gjatë pandemisë së COVID-it, mjekët që u ngritën kundër "establishmentit" u persekutuan, madje disa prej tyre u eliminuan në rrethana të dyshimta.

Si edhe në statuse të mëparshme, analizën e "vrasjeve", "zhdukjeve", "rrëmbimeve", apo "rrëzimeve të avionëve" ku udhëtonin mjekët e cilësuar "anti-establishment", ua lë me shumë dëshirë konspiracionistëve profesionistë.

Statusi ka për qëllim të analizojë kontributin real të mjekëve që u rreshtuan në anën e konspiracionistëve nga këndvështrimi im, si dhe të ballafaqojë faktet reale me ato të pretenduara.

Kolegët bluzëbardhë dhe publiku le ta gjykojë.

***

Ndërsa pjesa dërrmuese e rreth 15 milionë mjekëve që ka bota u dakordësuan me masat mbrojtëse gjatë pandemisë dhe u bënë zbatues të tyre, pati edhe mjekë që i kundërshtuan ato.

Kjo është normale!

Shkenca ecën jo vetëm bazuar mbi fakte dhe evidenca, por edhe mbi debat dhe hipoteza shkencore. Jo të gjithë mund të jenë dakord me gjithçka.

Por duhet bërë një ndarje e prerë!

Nga njëra anë, pati mjekë që kundërshtuan bazuar mbi njohuri dhe fakte të gjithëpranuar, duke kërkuar përmirësimin e protokolleve, rishikimin e masave dhe më tepër transparencë shkencore. Këtë e bënë në forume dhe institucione, aty ku debati mbetet brenda mureve të shkencës mjeksore dhe nuk i ofrohet në formë sensacioni publikut të gjerë, i cili nuk ka as arsimimin dhe as përvojën për të gjykuar mbi alternativat.

Nga ana tjetër, pati një kategori mjekësh që ngriti flamurin e “së vërtetës” duke u mbështetur tek njohuri dhe fakte tek të cilat shkenca mjeksore ende nuk e ka vendosur vulën e vet të pranueshmërisë.

Pikëpamjet e këtyre kolegëve, profesionistët dhe institucionet shkencore mjeksore shpesh i cilësuan të pavërteta, të pambështetura në fakte dhe, në mjaft raste, të rrezikshme për pacientët.

Në vend që të vazhdonin diskutimin në forumet përkatëse, një pjesë e këtyre mjekëve zgjodhi t'i drejtohej drejtpërdrejt publikut të gjerë duke shkaktuar debat, konfuzion dhe, jo rrallë, edhe panik.

Shoqëria sigurisht reagoi për t'i bllokuar këto komunikime dhe këtu nisi miti i “martirëve të persekutuar”!

Sapo një mjek nuk gjente vend në forumet mjeksore, në mediat serioze ose kur profesionistët e tjerë i kundërshtonin publikisht pretendimet që ai ose ajo sillte, fillonte e njëjta histori:

“Po më ndalojnë!"

"Po më censurojnë!"

"Po më sulmojnë sepse po them të vërtetën!”.

Në fakt, nuk bëhej fjalë për persekutim, por për detyrën bazë të një sistemi shëndetësor.

Në të gjithë botën, institucionet e kanë për detyrë të ndalojnë përhapjen e informacioneve të rrezikshme, sidomos kur ato dëmtojnë shëndetin e qytetarëve dhe sigurinë e pacientëve!

Të mos i japësh mikrofon në dorë dikujt që pretendon se toka është e rrafshët nuk është censurë, por veprim logjik. Po kështu, të mos i japësh mikrofon një mjeku që promovon trajtime të rrezikshme apo që kundërshton trajtime të dobishme, nuk është persekutim, por mbrojtje e shëndetit dhe e jetës së qytetarëve.

Sa më tepër profesionistët i kritikonin për mungesën e provave dhe evidencave, aq më shumë ushqehej miti i mjekëve "martirë" si luftëtarë kundër establishmentit duke krijuar një rreth të vërtetë vicioz!

E vërteta është shumë e thjeshtë!

Askush nuk u persekutua për mendime të bazuara në shkencë!

Mjekët konspiracionistë u kundërshtuan sepse, në emër të lirisë së fjalës, përhapën ide që cenuan sigurinë e pacientëve dhe vendosën në rrezik jetën e miliona qytetarëve!

Autoritetet mjeksore dhe jo mjeksore reaguan siç duhet të reagojnë, duke mbrojtur qytetarët!

Kjo nuk është as censurë, as luftë kundër së vërtetës! Përkundrazi Është mbrojtje e jetës dhe shëndetit!

***

Termat “martirë”, “heronj të së vërtetës”, “viktima të sistemit”, etj. janë krijime propagandistike që nuk kanë lidhje me shkencën e vërtetë.

Në kohën e pandemisë u përplasen ndër të tjera edhe dy botë brenda shkencës, bota e evidencës dhe bota e pseudo-evidencës. Bota e të vërtetave dhe bota e sajesave, fantazive të sëmura, shpesh të ekzagjeruara deri në grotesk!

Shkenca nuk ka nevojë për martirë të rremë. Shkenca mjekësore i ka mekanizmat e vetë të konsoliduar për të vlerësuar faktin, provën, metodologjinë, evidencën dhe përgjegjësinë ndaj pacientit, shëndetit dhe jetës!

Për të tjerat, ka rrjete sociale me shumicë dhe aty mjekët "martirë" mund të vazhdojnë të shkëlqejnë!

Edvin Prifti:

Mjeket “martire” te Covid!

Une do shtoja maskarada e radhes

Ky eshte titulli i nje statusi te Erion Dashos diten e sotme ku me nje cinizem absurd ironizon mbi ata shkencetare qe u vrane, u persekutuan, u vetvrane, u helmuan apo u burgosen. Me vjen mire qe Dasho i quan martire gje qe une se kam bere kurre por vendosja ne thonjeza e termit martir tregon cinizmin e vrullshem te ketyre konspiracionisteve me parti sikurse edhe z. Dasho, konkurrent per deputet i PD ne zgjedhjet e fundit. Mesa duke semundja ngjitese e interesave personale qenka me e forte se parimet.

Ky eshte nje shkrim i turpshem dhe vulgar qe e ka burimin ne egon e thyer dhe te semure nga mungesa e argumentave. Njekohesisht eshte edhe nje reagim personal ndaj nje kolegu duke folur me mllef. Pyetja eshte pse u kujtua tani per martiret pak dite pas deklarimeve te mia per ta si dhe ndaj mungeses se xhentileses per te mos pranuar debatin publik diten e djeshme ne sy te te gjithe shqiptareve!

Per te gjithe Ju qe shkruani per mua pa perdorur emrin tim. Une jam Edvin Prifti. Nese qendrimet e mia i quani konspiracioniste, eshte qesharake por me quani te tille ska asnje problem. Konspiracionin e bejne ata qe kane pushtetin apo i lepihen pushtetit dhe jo ata qe i dalin perballe. Por nese ju lehteson shpirtin e demtuar me quani te tille. Ska asnje rendesi per mua. Por kini kurajon te me permendni me emer dhe mbiemer dhe jo te shkruani mbi cka une kam thene dhe pa emer, a thua se ra nga qielli. Frika nuk ju nderon aspak, por eshte e kuptueshme, debati ju rrenon per me teper kur mbartni mbi vete shume fate tragjike!?

Une se kam per zakon te merrem me emra te pervecem dhe individe te caktuar gje qe ju e beni zakonisht pasi eshte e vetmja menyre qe kene per te vjelle cfare ju ka barku brenda. Por ky cinizem, vulgaritet, “analize” llafesh pazari mendoj qe e meriton pak kohe dhe pergjigje! Edhe pse ne krye te “analizes” shkruan qe nuk e ke per ndonje mjek shqiptar, eshte e kuptueshme parabola dhe metafora e komentuesve te tu te cilet te mblidhen perreth si nje grup protozoaresh njeqelizore per vetmbrojtje nga bemat e tyre!

Ne driten e diellit dhe te fakteve si dhe te shkences ku nuk me rezulton qe ti erion je marre me te pervec diskutimeve mbi statistikat e ObSh, rezulton qe ti tashme je nje nga zedhenesit e konspiracionit me te madh boteror dhe kjo eshte per te ardhur shume keq. Nuk ka patur asnje teori konspiracioni por jane mbi 100000 mjeke firmetare ne te gjithe boten te cilet demaskuan dhe vazhdojne te demaskojne maskaraden e konspiracionit me te madh ndaj njerezimit. Ti mesa duket ke vendosur te jesh ne krahun e konspiracionit dhe komplotit boteror te grupit Fauci dhe Epstein! Po kjo eshte nje zgjedhje e jotja!

1 E para genjen hapur kur thua qe shoqeria i bllokoi keta mjeke, kur sot e kesaj dite degjohet vetem zeri i tyre. Eshte vetem zeri i tyre si nje e vertete uleritese. Dr Moore qe iu injektonte uje 50000 pacienteve te tij ne amerike pas persekutimit qe iu be, gjykata i dha pafajsine dhe i dha te drejte per veprimin e tij te vullnetshem por ne te mire te komunitetit.

2. Genjen duke thene qe mjeket “konspiracioniste” u kundershtuan. Ata nuk u kundershtun ne asnje pike se Ju konspiracionistet e vertete skishit argumenta pervec deklaratabe te Obsh, BE dhe Shba. E vetmja gje qe iu thuhej kur ata debatonin me argumenta dhe fakte ju thuhej qe jeni konspiracionistet sic ben edhe ti sot ne 2026 ne menyre me anakronike per ti denigruar dhe felliqur ne syte e publikut. Por ti harron qe shoqeria njerezore sado e paditur eshte nje vrojtues shume i mire. Nuk jemi ne 2022z Shume gjera ka ndodhur dhe e verteta e tyre dhe konspiracioni yt eshte skalitur ne miliona skelete te pafajshem!

3. Ti thua qe statusi yt kerkon te analizoje nderkohe qe statusi yt eshte nje llafollogji me mendimet dhe opinionet e tua dhe pa asnje argument e jo me per analize. Mesa duket ky eshte koncepti yt per analizen.

4. Ti mendon se ke diskutuar ndonjehere me argumenta? nuk me rezulton asnjehere! Pervec diskutimeve mbi shifrave te Obsh dhe shifrave te dhena nga qeveria e Shqiperise.

5. Asnje mjek si ty konspiracionist i vertete nuk ka diskutuar mbi asnje element te covid19, thjesht reflektonit ObSh. Zgjedhja juaj! Por shkence aspak! Kur fliste Roberto Mallone, shpikesi i vaksines mRNA dhe deklaronte terapine gjenetike dhe negativitetin e saj nuk e keni permendur njehere, kur fliste Peter MC Cullough as nuk i dini emrin , kur fliste Montagnier cmim nobel e quanit te cmendur etj etj. Kjo eshte shkenca jote erion.

6. ti thua qe keta mjeke duhet te diskutonin ne forumet perkatese. E kane bere gjithmone por ne konkluzion me ke duhet te debatonin, me aleatet e konspiracionit dhe krimit qe po ndodhte. Ke pare ndonje intelektual te diskutonte me Hitlerianet per te mos zhdukur 6 mil cifute? Ska ndodhur! E pra si mund te ndodhte! Gjithesesi ne cdo debat edhe ti ke patur dike prej tyre pervec aleateve te tu konspiracioniste.

7. me cinizem permend vrasjet dhe vetevrasjet duke i vendosur ne thonkeza a thua ska ndodhur?! E para cinizmi eshte arma e te dobtit por e kuptoj edhe kete. Ata burra e gra kane emra dhe mbiemra. Emrat e tyre do te kujtohen ne histori nderkohe qe emri i konspiracionistit Fauci, Barrick, Morens do kujtohen si kriminele dhe nderkohe ju si aleatet e tyre sdo te kujtoheni aspak! Ata absolutisht u eliminuan dhe persekutuan per te verteten e tyre qe ishte e verteta kunder konspiracionit boteror.

8. nuk besoj qe je personi i duhur qe te flase per shkencen dhe mbi shkencen. Te flasesh per te duhet te kesh atribute, rezultate, duhet qe emri te te citohet, duhet qe emri te te referohet.

9. Nderkohe qe keta mjeke bejne studime, kundershtime, etj, ne gjithe keto vite kontributi yt eshte vetem mediatik, dhe pikerisht ti kete ua atribuon atyre, pikerisht kete gje qe ti ke bere po jua atribuon te tjereve ne menyre te qellimshme pasi e kupton qe ky eshte argumenti me i forte kunder jush!

10. Me kete status ke fyer nje komunitet te tere qe nuk ta ka per borxh dhe ke fyer njerezit me shtylle kurrizore dhe me karakter qe nuk debatojne ne funksion te interesave personale sic ti mund te jesh nder ta, por te komunitetit. Nje pyetje une kam per ty, kur ti nuk flisje asgje dhe merreshe me telemedicine dhe punoje per ObSh ne shkurt-tetor 2020 cila iste arsyeja qe une ne vete te pare fola? Nuk dija une te perllogarisja interesat e mia kur isha ne “piramiden” mjekesore? Ti me mendon aq naiv sa te sakrifikoja gjithshka per te bere protagonistin e nje gjeje pa vlere neper media? Do ishte absurde apo jo? E bera se isha i bindur se kishim te benim me nje makabritet konspiracionist ne interes publik, e nera qe te vdisnin sa me pak shqiptare dhe jo vetem, nderkohe qe ti dhe konspuracionistet alla Fauci u rreshtuat fillimisht me mirebesim mbase ndaj institucioneve te cilat rezultuan bashkepunetore ne kete krim! Me vjen keq por duhet tju ve gjerave emrin e tyre.

11. Ti kerkon debat dhe jo me larg se dje ne Kafe Shqeti me Flavio Qarrin ne menyren me absurde edhe pse te dhashe mundesine per te debatuar u largove me preteksin e nje takimi te rendesishem a thua nuk ishe ne dijeni te ketij takimi. Veprove si nje konspiracionist i cili nuk di ku te shkoje dhe ku tia mbaje. Sme kishte ndodhur kurre dhe u ndjeva une i turperuar per ty! Atehere c debat do bejme ne! Per fat te mire fitues nuk gjykohet, ai mund te analizohet por nuk gjykohet.

12. Ti kerkon fakte, kur faktet i ke ne senatin amerikan, dhe kur te permend senatin, ti dhe shoket e tu thoni ky eshte politik. O zot cfare mendjengushtesie e ndergjegjshme. Erion, vendimi i senatit mund te jete politik, por faktet nuk jane politike, jane frut i shkences, statistikave, studimeve, deshmimtareve, shkencetareve, projekteve si Defuse, 2650 emaileve te Epstein mbi pandemine per te zhdukur njerezit e varfer, pandemive te Bill Gates per te reduktuat njerezimin me 10%, projekteve te mutacioneve te koronaviruse ne laborator dhe me pas pa asnje vetedije shkencore deklaron publikisht qe qeveria kineze shkaterroi viruset e prodhuara ne Ëuhan, kur e verteta, ku jane gjetur edhe korespondenca, keto viruse dhe projekte u shkaterruan me urdhe te Peter Dayszak, presidenti i EchoHealthAlliance dhe i derguari i OBSh ne Ëuhan, djali i komandantit te rinise naziste ukrainase ne Luften Ii Boterore! Vetem mashtron dhe genjen ne daljet e tua mediatike! Ne kete senatin politik qe permend ti, a e di qe ne janar 2020, 10 nga 12 hierarket e larte shkencore amerikane i deklaruan Faucit qe eshte nje virus artificial meqenese permend shkencen!

PS. Per shkencen qe ti dhe une perfaqesoj shiko faqet e atashuara. Edhe pse te kam respektuar se je nga te paktet shqiptare qe ka nje kontribut shkencor kryesisht ne telemedicine, por me asnje artikull si autor i pare, por nen ombrellen e Prof Rifat Latifi si asistent i tij, besoj se krahasimi nuk ia vlen kur te dhenat jane dhjetefish. Nuk eshte mendjemadhesi por ti themi gjerat sic jane apo jo meqenese zgjodhe rrugen e cinizmit, ironise dhe provaldjes ndaj te vdekurve dhe te persekutuarve!

Erion Dasho: Edvin, do të mundohem të përgjigjem aq shkurt sa e lejon përgjigja ndaj këtij statusi që e gjykoj të turpshëm nga përmbajtja.

Në radhë të parë, tek statusi i sotëm nuk ishte ti objekti, prandaj edhe e vendosa sqarimin që në paragrafin e parë. Unë me ty nuk kam për t’u marrë ndonjëherë personalisht sepse, në radhë të parë, nuk kam asgjë personale me ty, dhe, në radhë të dytë, për etikë nuk mund të lëpij ato që kam pështyrë.

Pas historisë që ti pate me arrestimin dhe akuzat false që t’u ngritën, unë kam qënë ndër të paktët persona që të kam mbështetur. Vazhdoj t’i qëndroj mendimit se ti je një vlerë e shtuar e kardiokirurgjisë sonë dhe asaj ndërkombëtare dhe kam dënuar e dënoj çdo përpjekje për të të njollosur në dinjitetin tënd si individ dhe profesionist.

Në rastin e statusit të sotëm, nuk të jam drejtuar ty, sepse kur të të drejtohem (çka uroj të mos kem nevojë ta bëj) do të të drejtohem me emër, sigurisht. Sot kam cekur një temë që ti dhe të tjerë keni vite që e trajton, atë sikur mjekë të shumtë nëpër botë janë vrarë, sikur avionë janë rrëzuar për t’i eliminuar këta mjekë, etj. Statusi i sotëm mori shkas nga intervista jote e së hënës ku ju riktheve kësaj teme.

UNË KËTË NUK E PRANOJ DOT DHE MË VJEN ÇUDI SE SI TI BËHESH PROMOVUES I KËSAJ IDEJE!

Kur kam dëgjuar ide të tilla nga Afred Cako nuk më ka habitur, sepse Cako thotë edhe se toka është e sheshtë. Por ta dëgjoj nga ti?! Si mund të vritet një mjek në Amerikë, aq më tepër kur është figurë publike?! Si mund të vritet një emblemë e mjekësisë dhe nobelist si Luc Montaigner?! Si mund të rrëzohet një avion me mjekë?! Po mbi të gjithë kush i vret këta persona?! Dhe përse?!

Nëse ti i beson këto, ke të drejtë edhe ti promovosh aty ku të japin një mikrofon apo një hapësirë mediatike, por qytetari shqiptar, përfshi edhe këta që të ndjekin nëpër rrjete sociale, kanë të drejtën të dëgjojnë edhe opinionin që beson pjesa dërrmuese e shoqërisë.

Dhe unë besoj se dikush ka për detyrë ta bëjë këtë. Ky ishte qëllimi i shkrimit të sotëm dhe jo që të godiste ty në mënyrë anonime. E përsëris. Kur të vendos të shkruaj për ty, do të shkruaj me emër, ndonëse nuk e besoj se do ta bëj një gjë të tillë.

Dhe e fundit. Mos e përmend më Kafen Shqeto dje, se ta kam përsëritur dhjetë herë. Unë i kisha njoftuar gazetarët se isha i disponueshëm deri në orën 9.00. Nëse e mban mend nga koha kur ke punuar në Itali, Kanada e gjetkë, në këto shoqëri ka një kohë për punë e cila është e shenjtë.

Po e mbyll duke të ftuar edhe njëherë të diskutojmë e debatojmë ku të kesh dëshirë për të diskutuar mbi këto tema që ke cekur në këtë shkrim dhe në shkrime të tjerë të mëparshëm.

Edvin Prifti: Turpi i sotem ishte vetem i yti. dhe une skam asgje personale me ty deri me sot. Duke qene se e pranon in primis qe statuti yt i ka rrenjet ne intervisten time diten e hene per me teper ky turp eshte ne katror. Si guxon ti te pergojosh ate qe une deklaroj dhe jeten time dhe vuajtjet e mia tek e fundit. eshte njesoj sikur te eliminosh cfare the me siper blere e shtuar dhe bla bla prandaj dhe ta kam shkruajtur qe ke bere nje parabole per te ardhur ne te njejtin konkluzion. Ti ngaterrohesh me kembet e tua dhe me thua te vleresoj por te denigroj. Me ke kujton se behen keto lojra. Mua nuk me duhet shume te kuptoj gjerat para se ti mendosh apo ti shkruash ti. E dija qe dikushi do bente nje dicka te tille por nuk e prisja nga ty. Gjithesesi ti e bere dhe turpin qe ke gatuar vete edhe pse te kisha paralajmeruar disa here e bere. Une nuk kam thene kurre qe Montagnier eshte ekzekutuar? Kam botuar emra te tjere qe i ke ne FB tim. Keshtu qe mos u perpiq te justifikosh kete pseudo analize llafollogjike qe ben edhe pse sje i vetmi! Me vjen shume keq por une smund te lejoj qe ti apo cdo kush tjeter te shkele mbi mua apo te vertetat e mia. Ti rri i qete vazhdo keshtu se nuk te arreston njeri. Per te arrestuar me arrestuan mua dhe mbase prape me arrestojne por per te me mposhtur dhe per te me bere te hesht edhe pse me arrestuan, me kercenuan, dhe cnuk me bene sdo ta arrijne kurre! Une erion kam shume defekte por nder te mirat qe mund te kem eshte se nuk shitem mbi parimet e mia dhe kush e ka provuar ka humbur edhe pse ky proces mund te kerkoje kohen e vet!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese