Ditën e sotme gazetari i Euronews Albania, Xhensil Skëmbi ndau një rast shumë të trishtë në rrjetet sociale. Ku ai tregoi historinë e 10 vjeçarit Fatjon, i cili vuan nga epilepsia, sindroma down, ka probleme me ecjen dhe nuk flet. E për më tepër sipar raportimit të bërë prej gazetarit ai është braktisur nga të dy prindërit dhe jetin me gjyshërit e tij të cilët janë në pamundësi të madhe ekonomike.
Në postimin e tij Shkëmbi ka bërë apel për ndihmë prej shqiptarëve, por edhe në drejtim të institucioneve të shtetit të cilat duhet t’i japin vëmendje kësaj famijeje. Në pamjet e publikuara duket se banesa ku ata jetojnë është e rrënuar, me tavane të hapur dhe në munges të madhe të nevojave kryesore për një jetesë normale.
“Sot kërkoj që institucionet shtetërore të japin vëmendje të plotë familjes Braho nga Kuçi i Zi ne bashkinë e Korçës. Ndërsa bëj thirrje organizatave humanitare për të sjellë ushqime dhe çfarë të munden. Po ashtu, Fatjoni ka nevojë për kujdes shëndetësor”, ka shkruar gazetari teksa ka shtuar se “fëmija përfiton një pagesë rreth 26 mijë lek të reja por i tërheq e ëma dhe nuk shkojnë për fëmijën”
Ndërkohë është bërë një reagim nga një punonjës i Shërbimit Social Korçë, Alfred Muharremi, përmes një komenti në postimin e Shkëmbit. I cili ka shkruar se: “Femija jeton me nenen e tij biologjike dhe njerkun ne kushte normale te baneses te tyre dhe shkon here pas here tek dy gjysherit e babit te tij biologjik. Pra femija jeton ne fshatin Zemblak te Njesise Administrative Pojan, Bashkia Maliq. Njerku eshte i punesuar prane Bashkise Maliq.
Femija trajtohet me pagese te aftesise se kufizuar me nivel te rende e shoqeruar me kujdestari ne vleren totale 29.000 leke ku do periftoje edhe dyfishim te kesaj pagese ne Gusht. Kurse gjysherit marrin pagese ndihme ekonomike ne vleren 3.700 leke ne muaj perpos pensionit.
Per shtepine ku jetojne me gjysherit nuk kane nderhyre per shkak te mungeses se dokumentacionit pasi shtepia nuk eshte ne pronesi te tij.
Pavaresisht kesaj, strukturat duhet te reagojne menjehere per permiresim te kushteve sociale ekonomike te dy gjyshereve. Kurse femija realisht jeton me kushte normale te baneses me nenen e tij dhe njerkun”
Megjithatë, ende nuk ka një reagim nga nëna e fëmijës që vërteton këtë deklaratë, e as dokumenta shoqërues të cilët vërtetojë pagesat e përmendura.
Postimi i Xhensil Shkëmbit:
Sot pashë një nga rastet më të vështira ndonjëherë. Fatjoni 10 vjeçar është me epilepsi, sindromën doën, ka probleme me ecjen dhe nuk flet. Nëna e ka lënë me të ëmën, është martuar tjetër kund. I ati e ka braktisur po ashtu.
E rrit gjyshi me gjyshen. Asnjëri prej tyre nuk merr pension. Shteti i ka braktisur. U jepte 30 mijë lek të vjetra asistencë, edhe këtë ua hoqi. E vetmja mënyrë për pak lek është që Ramadani, gjyshi i Fatjonit të shkojë për dru në mal e me ato lek te blejë bukë.
Shtëpia është pothuajse e shkatërruar. Askush nga bashkia nuk ka ardhur t'i shohë. Çfarë bie jashtë, hyn brenda.
Sot kërkoj që institucionet shtetërore të japin vëmendje të plotë familjes Braho nga Kuçi i Zi ne bashkinë e Korçës. Ndërsa bëj thirrje organizatave humanitare për të sjellë ushqime dhe çfarë të munden. Po ashtu, Fatjoni ka nevojë për kujdes shëndetësor.
Ky është nr i Ramadanit.
0696309457
Nuk hap gofundme për asnjë rast, pas situatave të fundit që kanë ndodhur në Shqipëri. Kush dëshiron dhe ka të mundur, të gjejë mënyrën të takojë nga afër familjen apo të flas vet me ta.
ZOTI U BEKOFTË JU QË DONI SHQIPËRINË E HALLEXHINJTË!
