Udhëheqësit e 22 vendeve të Bashkimit Europian kanë bërë thirrje për një takim urgjent ër të diskutuar përgjigjen e bllokut ndaj mbërritjes së dhjetëra mijëra emigrantëve në enklavën spanjolle të Ceutës në Afrikën e Veriut këtë javë.
Në një letër të iniciuar nga Italia dhe Danimarka shtetet anëtare kanë bërë thirrje për një videokonferencë të jashtëzakonshme të Ministrave të Brendshëm, duke e përshkruar atë si një “çështje urgjente”. Ndërsa Madridi thotë se pothuajse të gjithë rreth 50,000 emigrantët që kaluan në Ceuta nga Maroku të enjten janë kthyer, udhëheqësit e BE-së thanë se rezervojnë shqetësime serioze për situatën.
Nga ana tjetër, presidenti francëz Emmanuel Macron, kryeministri portugez Luis Montenegro dhe kryeministri i Luksemburgut Luc Frieden nuk e nënshkruan letrën, e cila i ishte drejtuar Presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, Presidentit të Këshillit Evropian Antonio Costa dhe Michael Martin, kryeministrit të Irlandës.
“Nuk mund të lejojmë që kalimet masive të pakontrolluara, instrumentalizimi i emigracionit ose kërcënime të tjera hibride të krijojnë perceptimin se hyrja e paligjshme në Bashkimin Evropian është e mundur”, thanë nënshkruesit ndër të tjera duke shtuar se do të shqyrtonin çdo masë të nevojshme përfshirë këtu edhe rivendosjen e kontrolleve të përkohshme të kufijve të brendshëm.
