Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Aksion “blic” në Tiranë, Policia “mbërthen” automjetet luksoze, heq 61 xhama të zinj dhe shoqëron disa persona

Shkruar nga Newsbomb
Aksion “blic” në Tiranë, Policia
Foto nga aksioni i Policisë

Policia e Tiranës ka vijuar kontrollet intensive në terren, me fokus parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si edhe rritjen e parametrave të sigurisë.

Shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontrolle për rastet e armëmbajtjes pa leje, posedimit të lëndëve narkotike, kapjen e personave në kërkim, si dhe kontrollin e mjeteve luksoze, mjeteve të blinduara, automjeteve me xhama të errësuar tej normave të lejuara, përfshirë edhe xhamin e përparmë, si dhe të mjeteve me modifikime që shkaktojnë zhurma shqetësuese në qytet.

Në kuadër të këtij operacioni janë kontrolluar 61 automjete luksoze dhe janë verifikuar 82 shtetas me precedentë kriminalë në fusha të ndryshme.

Gjatë kontrolleve, 11 automjeteve luksoze u janë hequr xhamat e errësuar, ndërsa në total janë  hequr 61 xhama të errësuar, një pjesë e tyre në xhamin e përparmë të automjeteve.

Po ashtu, 5 automjete janë shoqëruar në ambientet e policisë për verifikime të mëtejshme, njëri prej tyre mjet i blinduar.

Gjithashtu, 6 persona janë shoqëruar pasi gjatë kontrolleve iu gjetën lëndë narkotike, shkopinj bejsbolli dhe shkopinj metalikë. Si dhe është konstatuar edhe një drejtues automjeti që drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Njoftimi i Policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Kontrolle intensive në terren për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, si dhe për rritjen e parametrave të sigurisë.

Forca e Posaçme Operacionale dhe Forca e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Rrugore, kanë intensifikuar kontrollet në terren, me fokus evidentimin e armëmbajtjes pa leje, posedimit të lëndëve narkotike, kapjen e personave në kërkim, si dhe kontrollin e mjeteve luksoze, mjeteve të blinduara, automjeteve me xhama të errësuar tej normave të lejuara, përfshirë edhe xhamin e përparmë, si dhe të mjeteve me modifikime që shkaktojnë zhurma shqetësuese në qytet.

Sekuestrohen armë të ftohta dhe lëndë narkotike.

Në kuadër të planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë, parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale dhe Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Rrugore, kanë zhvilluar kontrolle të befasishme në akset kryesore rrugore dhe në zona të ndryshme të Tiranës.

Si rezultat i kontrolleve:

* janë kontrolluar dhe verifikuar 61 automjete luksoze;

* janë verifikuar 82 shtetas me precedentë kriminalë në fusha të ndryshme;

* 11 automjeteve luksoze iu janë hequr xhamat e errësuar, në kundërshtim me dispozitat e Kodit Rrugor;

* janë konstatuar dhe hequr 61 xhama të errësuar, një pjesë e tyre në xhamin e përparmë, në kundërshtim me dispozitat e Kodit Rrugor;

* janë shoqëruar 5 automjete në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, për verifikime të mëtejshme, njëri prej tyre mjet i blinduar;

* janë shoqëruar 6 shtetas, pasi gjatë kontrolleve u janë gjetur lëndë narkotike, shkopinj bejsbolli, shkopinj metalikë, si dhe është konstatuar një drejtues automjeti në gjendje të dehur.

Kontrollet do të vijojnë në mënyrë të pandërprerë, me tolerancë zero ndaj çdo shkeljeje të ligjit, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe rritjen e sigurisë për qytetarët.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese