Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Aksident i rëndë në një minierë në Bulqizë, dyshohet se një minator ka humbur jetën

Shkruar nga Newsbomb
Aksident i rëndë në një minierë në Bulqizë,
Foto ilustruese

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në një subjekt privat minerar në zonën e Tërnovës së Madhe, në Njësinë Administrative Zerqan, Bashkia Bulqizë.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se një minator ka rënë në një furnel gjatë procestit të punës. Dyshohet se 40-vjeçari ka humbur jetën.

Bëhet fjalë për shtetasin I.K., i cili dyshohet se është mbuluar nga materiali i kromit. 

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e emergjencës dhe ekipet e specializuara të shpëtimit, të cilat po punojnë për nxjerrjen e minatorit, si edhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 13:00, në vendin e quajtur Tërnovë e Madhe, bashkia Bulqizë, shtetasi I. K., 40 vjeç, banues në Burrel, me detyrë minator/brigadier në një subjekt privat, dyshohet se ka rënë në një furnel gjatë procesit të punës.

Paraprakisht dyshohet se 40-vjeçari është mbuluar nga materiali i kromit. Shërbimet e kërkim-shpëtimit dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po vijojnë punën për lokalizimin dhe nxjerrjen e tij.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese