Foto nga vendngjarja
Një vatër zjarri është aktivizuar këtë të shtunë në zonën e Drenovës, në Mallakastër, ku flakët po përhapen me shpejtësi.
Sipas informacioneve paraprake, për shkak të temperaturave të larta dhe erës së fortë, zjarri po përhapet drejt zonave të banuara dhe varrezave. Ndërkohë, tymi i dendur ka mbuluar të gjithë zonën.
Për shkak të përmasave të mëdha të zjarrit dhe situatës së krijuar, në ndihmë të forcave zjarrfikëse të Mallakastrës po shkojnë mjete nga Fier, Roskovec dhe Albpetrol. Ndërkohë, vijon puna për shuarjen e vatrës dhe vënien nën kontroll të zjarrit.
Sondazh
Poll
