
Një zjarr ka përfshirë ditën e sotme dy banesa në lagjen “Çlirim” në qytetin e Beratit. Mësohet se zjarri ka nisur fillimisht nga bahçet e dy shtëpive të cilat fatmirësisht ishin të pabanuara, dhe më pas është përhapur me shpejtësi i foavorizuar nga temperaturat e larta dhe era.
Kanë qenë banorët e zonës ata të cilët kanë kanë lajmëruar zjarrfikësit, që kanë mbërritur në zonë me 3 mjete, teksa në ndihmë të tyre mbërritën edhe forca të shumta policie. Zjarri u përhap edhe drejt çatisë së një shtëpie monument kulture, por ndërhyrja në kohë e zjarrfikësve lokalizoi shpejt flakët, duke bërë të mundur shuarjen e zjarrit.
Zjarrfikësit ndodhen ende në zonë për të monitoruar vatrat, po ashtu mësohet se pranë zjarrit ka qenë edhe një mjet tip Ford i cili ështe dëmtuar në pjesën e përparme, por fatmirësisht u lëviz nga vendi. Dyshimet kryesore të zjarrfikësve janë që zjarri të ketë qenë i qëllimshëm.
