Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

U kap duke i dorëzuar një pako me lëndë narkotike një personi, arrestohet 23-vjeçari në Itali

Shkruar nga Newsbomb
U kap duke i dorëzuar një pako me lëndë narkotike një
Policia italiane

Policia italiane ka arrestuar një 23-vjeçar, i dyshuar për shpërndarje të lëndëve narkotike në Xhenova.

Sipas mediave italiane, policia po zhvillonin operacione vëzhgimi në lagjen Borgoratti në kuadër të trafikut të drogës, vunë re të riun teksa i dorëzonte një pako me lëndë narkotike një personi tjetër, në këmbim të dy kartëmonedhave.

Policia i ndoqi të dy personat për disa minuta dhe i ndaloi në zonën e Nervit. Gjatë kontrollit, blerësit iu gjet një dozë kokaine, ndërsa 23-vjeçarit iu sekuestruan 12 pako kokaine, të gatshme për shitje, të fshehura në të brendshmet e tij.

Po ashtu, atij iu gjet telefoni celular që dyshohet se përdorej për aktivitetin e paligjshëm, si dhe kartëmonedhat e marra nga shitja e drogës.

Një kontroll i mëvonshëm në banesën e të arrestuarit zbuloi 8,280 euro në para të gatshme, të fshehura në vende të ndryshme të shtëpisë, të cilat dyshohen se kanë ardhur nga trafiku i drogës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese